Një e moshuar është shkrumbuar në banesën e saj, pasi kishte harruar bombulën e gazit ndezur.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Shijak. 79-vjeçarja me iniciale Xh.R., e cila jetonte e vetme në banesë, ka harruar bombulën hapur pas përfundimit të gatimit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 06.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja XH.R., 79 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombula e gazit, aksidentalisht është djegur në banesën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook