Juventus duket se nuk di të ndalet.

Pas formës së shkëlqyer në Champions League dhe Serie A, si dhe blerjes së yllit portugez, Cristiano Ronaldo, “Zonja e Vjetër” kërkon të bëjë një tjetër goditje të madhe.

Sipas “Football Italia”, Juventus do të tentojë transferimin e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Ylli i PSG-së parashikohet të jetë një ndër yjet e futbollit botëror në të ardhmen, i cili arriti të fitojë Kupën e Botës në moshën 20-vjeçare me Francën.

Vlera e Mbappe-s mund të përllogaritet në 200 milionë Euro, ndërsa parisienët i paguan Monaco-s rreth 180 milionë Euro.

Mediat italiane shkruajnë se Juventus-i duhet të shesë talentin argjentinas, Paolo Dybala për të grumbulluar paratë për të blerë Mbappe-n.