Gjatë prezantimit të Platformës së punësimit të studentëve ekselentë, kryeministri Rama foli edhe për mesazhet që i vijnë në WhatsApp, pasi bëri publik numrin e tij në një takim me studentë.

Rama u shpreh se merr shumë mesazhe me përmbatje vulgare dhe ofenduese, por dhe nga ato që e bëjnë për të qeshur, teksa përmendi disa prej sms që ka marrë në WhatsApp.

 “Të gjitha kërkesat janë duke u zbatuar. Tani është estradë e madhe kjo. Mora dhe unë atë përsipër që thashë që ky është numri im dhe i përgjigjesha të gjithëve. Realisht i përgjigjesha të gjithëve deri para tre netësh por kur të vijnë 1000 mesazhe si tu përgjigjesh të gjithëve. Dhe kur të gjithë të shohin online të gjithë mendojnë se je duke parë atë: Hë mo plak, o legen. O qen.. po kërkesat .. por ajo që është surreale është paaftësia për të kuptuar se gjërat duan kohën e tyre..”, deklaroi Rama.

ERTV Live😊: Prezantimi i Platformës së punësimit të studentëve ekselentë www.punetembare.gov.al – Ky Program Kombëtar për më të mirët, është një ndër pikat plus të protestës studentore, pjesë e Paktit për Universitetin👍

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019