Një ndër situatat e rralla shëndetësore është helmimi nga uji, i cili ka pasoja serioze deri fatale për jetën.

Helmimi nga uji mund të ndodhë kur një individ konsumon litra të tëra uji në pak kohë, shumë më tepër se sa veshkat mund të eliminojnë. Veshkat mund të eliminojnë 0,5-1lt në orë.

Hollimi i përqendrimit të kripes në gjak, ka pasojë vershimin e ujit jashtë enëve të gjakut, shtimin e tij brenda qelizave dhe pasoja më e rrezikshme është mbledhja e ujit në tru. Kjo situate kerkon nderhyrje te menjehershme.

Një ndër treguesit me te sakte te hidratimit optimal te organizmit, eshte ngjyra e urines. Nje urine pa ngjyre, krejtesisht transparente tregon hidratim te tepert.

Urina me ngjyrë të theksuar të verdhë ose kafe tregon dehidratim. Hidratimi optimal eshte i domosdoshem, pa kaluar ne ekstrem.

Nje grua, ka nevoje mesatarisht per 1,5-2lt në ditë. Një burrë nevojitet 2-2,5lt ujë në ditë.

Nevojat ndryshojnë në varësi të shumë faktorëve, sidomos kushteve klimaterike, aktivitetit fizik dhe përmasave trupore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook