Pas një incidenti me fqinjin e tij të cilit i helmoi qenin, policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj një 63-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.K., 63 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Prrenjas.

Dyshohet se më datë 07.04.2018, ka helmuar një qen shtëpie, në pronësi të shtetasit N.K., vjeç 68, banues në Lepushë.

Materialet janë referuar në bazë të nenit 150 të kodit penal për “Shkatërrim prone”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook