Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në takimin që e quan “llogaridhënie të qeverisë me qytetarët”.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili e ka cilësuar Ramën të vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi.

Vasili shkruan se Rama hëngri tepsinë të gjithë dhe tani po ha edhe llamarinën.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi. E gjithë qeverisja dhe i gjithë mendimi i kryeministrit ka shterpuar në fjalë për një portal që mbledh ca ankesa. Kryeministri është tkurrur dhe është bërë i vockël sa një portal.
Kryeministri e hëngri tepsinë të gjithë dhe tani po i ha edhe llamarinën tepsisë. Fjalori i tij prej teneqeje është bajat si tepsia.

Ky kryeministër gojë tepsi e truportal flet edhe për drejtësinë, që do hajë njerëz dhe vettingun, që do presë kokat dhe në fund fare në këtë botë do të jetojë vetëm ky i ndershmi, i pakorruptuari, ky i padroguari, ky që nuk blen vota, ky që nuk e ka gojën hale’, ky që nuk gënjen për NATO-n, ky që nuk pastron paratë e drogës dhe të krimit, ky që nuk gënjen për shëndetësi gratis, përfundimisht ky që nuk e ka faqen e zezë por jeshile si gjethet e kanabisit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook