Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë të Tiranës, në kuadër të ‘llogaridhënies për punësimin”.

Gjatë këtij takimi, kryeministri foli edhe për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të shumë familjeve.

“Ka qenë një ndër vendimet më të vështira dhe më të drejta që kemi marrë, për t’i bërë njerëzit që t’i kthejnë sytë nga puna.

Janë mbi 10 mijë familje që kanë hyrë në këtë skemë, sepse deri dje nuk figuronin për shkak të padrejtësisë që u ishte bërë. Nëse dikush është i aftë fizikisht dhe shteti i ofron punë dhe ai e refuzon, shoqëria nuk ka detyrim ta mbajë me ndihmë ekonomike.

Deri dje merrnin ndihmë edhe njerëz që kishin nga tre vetura, ne shohim që po zgjerohet radha e njerëzve që kanë kthyer sytë nga puna. Unë e di shumë mirë që rrogat e fashës së poshtme janë të ulëta, por midis një rroge të ulët që është shumëfish me e madhe se ndihma ekonomike, patjetër që zgjedhja jonë është vetëm një: Puna do të na bëjë që t’i japim më shumë të ardhura familjes”, tha Rama.

I pyetur lidhur me ligjin 7501, Rama tha se ai ishte një ligj i mirë për kohën kur u miratua, pavarësisht abuzimeve që kanë ndodhur me zbatimin e tij.

“Na ka ndodhur që njerëzit kërkonin shpronësime edhe për detin, pasi kishin përfituar edhe det bazuar në ligjin 7501. Do të shikojmë zbatimin e ligjit në fjalë, pasi po të them se ky ligj do të abrogohej do ju gënjeja”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Kryemadhi sulmon Ramën nga Durrësi: Rrezik kombëtar dhe rajonal, shteti drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook