Një lajm i keq na vjen nga Italia ku ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Romës, një nga aktorët më të spikatur italian Paolo Villagio në moshën 84-vjeçare.

Villagio ishte në një gjendje të rënduar prej disa ditësh ku ndodhej i shtruar në spital. Ai ka lindur në Genova më 30 dhjetor 1932 dhe roli tij më i sukseshëm që e njihnim të gjithë ishte ai i kontabilistit Ugo Fantozzi.

 

Përveç roleve komike, si profesor Kranz apo Giandomenico Fracchia, ai ka luajtur edhe role dramatike, nën personazhet e filmave nga regjisorë të njohur si Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Vermyller, Emanno Olmi dhe Mario Monicelli.

 

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për një nga njerëzit më me humor me filmat e të cilit jemi rritur.