Autorët e një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, Vassilis Stefanakos, mund të jenë vrasës shqiptarë me pagesë.

Kjo është një nga pistat më të lakuara së fundmi nga mediat helene.

Sipas të dhënave hetimore të Interpolit , autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë ADN-je dhe se janë ngritur dyshime të forta se bëhet fjalë për profesionistë dhe një përgatitje prej kohësh të vrasjes.

Sipas pamjeve të siguruara në momentin e krimit nga një kamer sigurie, ekzekutori i afrohet “BMW”-së së zezë në të cilën po hynte 57-vjeçari dhe më pas e qëllon me armë zjarri.

Ai ndihmohet nga një person i dytë, i cili drejtonte motoçikletën.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se arma që qëlloi Stefanakos, nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë krim tjetër.

Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen “Hajdari” të Athinës.

Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë.

Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

LEXO EDHE:  Negociatat Shqipëri-Greqi, flet Kotzias: Jemi në pritje të formatimit të...

Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas.

Në një reagim për mediat pas krimit, Alket Rizai tha: “Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.

Rizai, në rrëfimin e tij shtoi: “Me Vasilis Stefanakos ishim thjesht të njohur dhe jemi akuzuar në 2006 bashkë. Po nuk kemi asnjë lidhje me njëri-tjetrin”

Interpoli është informuar për çështjen duke u përpjekur të identifikojë persona të “dyshimtë”, kryesisht nga Shqipëria. Këta të fundit kanë hyrë në Greqi para vrasjes dhe janë larguar së fundmi, por akoma po vijon me hetimet për të arritur të ndonjë i dyshuar i mundshëm, raportojnë mediat greke.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”937″ sortorder=”9328,9330,9331,9332,9333,9329,9334,9335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook