Ndërkohë që vazhdon protesta disaditore e studentëve para Ministrisë së Arsimit, si dhe para Kryeministrisë hidhet hapi i parë rreth zgjidhjes së qeverisë për kërkesat që studentët kanë listuar. 

Qeveria ka miratuar një vendim për rinovimin e konvikteve për Kampusin Universitar të Tiranës.    

Në vendimin e qeverisë, thuhet se marrëveshja miratohet në bashkëpunim me qeverinë Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjitike, faza III”