Shorti i hedhur në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar përballet në gjysmëfinalet e Kupës. Një finale e parakohshme është ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut. Vetëm me matematikën që e mban në garë për titullin kampion, skuadra verilindore e sheh këtë trofe si “varkën e shpëtimit” në këtë sezon.

Nga ana tjetër, edhe Skënderbeu kërkon Kupën, për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin. Gjysmëfinalja tjetër do të diskutohet mes Luftëtarit dhe Tiranës. Dy skuadrat janë në një garë direkte në Superligë, pasi luftojnë për mbijetesën. Kupa e Shqipërisë është mundësia e vetme për të siguruar një vend në Europë.
KUPA E SHQIPERISE / GJYSMEFINALET
KUKËSI-SKËNDERBEU
LUFTËTARI-TIRANA