Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale në Champions League në Nyon të Zvicrës.

Fati i goglave ka rezervuar një finale të parakohshme pasi Bayern Munchen do të përballet me Real Madrid.

Këto dy skuadra janë pretendentët kryesorë për të fituar trofeun e Champions League.

Ndeshja tjetër do të jetë mes Romës dhe Liverpool.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 24/25 Prill dhe ato të kthimit një javë më vonë respektivisht 1/2 Maj.

Finalja e madhe në stadiumin Olimpik, në Kiev do të zhvillohet 26 maj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook