Një numër i madh i shkencëtarëve, konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga populli mysliman.

Ata besojnë se muslimanët ishin pionierë të metodave shkencore, duke paraqitur qasjen moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve shkencore.

Ja disa nga shpikjet që janë bërë pikërisht nga shtetet muslimane.

1. Kirurgjia – Afër 1000 vjet p.e.s doktori i famshëm Al Zahrawi, e publikoi enciklopedinë ilustrative për kirurgji prej 1500 faqesh, e cila në Evropë u përdor për 500 vitet e ardhshme. Al Zahrawi njihet edhe me disa nga operacionet e para që janë bërë.

2. Kafe – Pija pa të cilën shumica e njerëzve nuk mund të kalojnë ditën, për herë të parë u paraqit në Jemen. Gjate ditëve të punës është pirë për të ndihmuar njerëzit të jenë të zgjuar gjatë lutjeve të natës. Pastaj e kanë transferuar në Kajro dhe është përhapur shumë shpejt nëpër vendet e tjera muslimane. Në shekullin e 13-të ka arritur në Turqi, ndërsa në Evropë në shekullin e 16të, nëpërmjet tregtarëve venecianë.

3. Makinat fluturuese – Shpikësi Abbas Ibn Firnas, ka qenë njeriu i parë i cili ka bërë të mundur që një send të fluturojë me të vërtetë. Në shekullin e 9-të,  ai ka dizajnuar një konstruksion i cili ngjante me një zog. Në përpjekjen e tij të famshme afër Kordobes së Spanjës, ai ka fluturuar, por për një kohë të shkurtër është rrëzuar dhe ka vrarë shpinën. Dizajni i tij ka qenë inspirim për zbuluesin dhe artistin italian Leonardo Da Vinçi.

4. Universiteti – Në vitin 859 princesha Fatima al-Fihri, ka hapur universitetin e parë i cili ka dhënë diploma në qytetin Fezu të Marokos. Motra e saj ka hapur një xhami, të cilën më pas e kanë shfrytëzuar edhe si shkollë. Edhe pse pas 1200 vitesh, sot ajo është ende në funksion vetëm për të rikujtuar njerëzit, se dituria dhe shkollimi është një traditë muslimane.

LEXO EDHE:  Probleme me kolesterolin? Hidhini një sy kësaj recete natyrale

5. Algjebra – Ky term vjen nga traktati matematikor i Persisë me emrin “Kitab al-Jabr Ëa I-Mugabala”, i cili ka lindur në shekullin e 9. E ndërtuar sipas sistemit Hindu dhe Grek, algjebra ka qenë sistemi i vetëm për numra dhe gjeometri.

6. Optika – Shumë nga zbulimet që kanë të bëjnë me optikën vijnë nga bota muslimane. Rreth vitit 1000, Al-Hatiham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga reflektimi që bën drita në to dhe shkon te syri i tyre, duke zbuluar më pas edhe teoritë e Euklidit dhe Ptolomejit.

7. Muzika – Shumë nga muzikantët muslimanë, kanë pasur një ndikim të madh në Evropë. Disa nga instrumentet që kanë arritur nga Lindja e Mesme, janë Lyra dhe Rehab, paraardhës të violinës moderne. Shkallët moderne të muzikës gjithashtu kanë prejardhje nga alfabeti arab.

8. Brusha e dhëmbëve – Thuhet se Muhammedi është ai i cili i pari e ka popullarizuar përdorimin e brushës së dhëmbëve rreth vitit 600. Duke përdorur degën e një peme të quajtur Meswak, ai ka pastruar dhëmbët dhe ka freskuar frymën. Substanca të ngjashme përdoren sot në pastat e dhëmbëve.

9. Spitali – Spitalet të cilat i njohim sot, me personel dhe salla speciale, vijnë nga Egjipti (Shekulli i 9). Qendra e parë e këtij lloji ka qenë spitali Ahmad ibn Tulun, e hapur në vitin 876, në Kajro. Ky institucion ka siguruar shërim falas për të gjithë, e cila është bazuar në traditën muslimane në të cilën duhet të kujdesesh për të sëmurët. Nga Kajroja, këto qendra janë përhapur më pas në vendet muslimane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook