Mbushni gojën me çaj dhe gagarisni për një copë herë, në mënyrë që të hiqni pllakat dhe bakteret nga dhëmbët tuaj.

Pa marrë parasysh se për çfarë çaji bëhet fjalë, i gjelbër apo i zi, kjo ndihmon si antiseptik për pastrimin e gojës.

Në një eksperiment të bërë , është gjetur se tanini që përmban çaji, është shumë i dobishëm për heqjen e baktereve dhe eliminimin e pllakave.

Hulumtimi i bërë me 45 njerëz që vuajnë nga gangivitisi – sëmundje e mishrave të dhëmbëve – ju është dhënë çaj dy herë në ditë, të gagarisin nga 30 sekonda.

Rezultatet kanë treguar se atyre iu është qetësuar irritimi dhe mishrat i kanë më të shëndetshëm.

Kjo procedurë e lehtë, kërkohet që të bëhet pasi të lahen dhëmbët me pastë dhe brushë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook