Produktet e fytyrës mund të jenë të kushtueshme dhe vijnë me jo pak efekte anësore , ndaj mënyra më e mirë për t’u kujdesur për lëkurën është ajo sa më pranë natyrales.

Lëkurë e pastër dhe plot jetë është diçka që të gjithë e duan, por që nuk bëjnë sa duhet për ta patur .

Veç gjenetikës, është stili i jetesës, dieta ushqimore dhe produktet kozmetike ato që ndikojnë në cilësinë e lëkurës.

Përqëndrohuni tek ushqimet që mund të shkëlqejnë lëkurën tuaj dhe veprojnë si tonifukes hidratues e pastrues natyralë.

1. Banania
Banania është e pasur në kalium dhe mund të veprojë si një hidratuese shumë e mirë. Vitamina B, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës kundër plakjes.
2. Mjalti
Mjalti është i pasur me antioksidantë, që jo vetëm pastrojnë lëkurën, por edhe e mbrojnë atë nga bakteret e dëmshme. 
3. Molla
Mollët janë të pasura me vitaminë C. Ky është një lajm i mirë për lëkurën tuaj, pasi kjo vitamin forcon dhe tonifikon lëkurën e hollë e të ndjeshme të lëkurës . Mollët gjithashtu mund të parandalojnë prodhimin e radikalëve të lira, që shkaktojnë plakjen e parakohshme. 
4. Veza
Ngrënia e vezëve ose aplikimi i një maske veze në fytyrën tuaj është shumë e shëndetshme për lëkurën tuaj. Vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A që ndihmon në riparimin e lëkurës.
5. Karrota
Nëse doni që lëkura juaj të thithë rrezet e diellit më shpejtë dhe të nxihet në mënyrë uniformë, provoni maskën me karrota dhe vaj ulliri. Karrota është e pasur në vitaminë A, e cila ndihmon në riparimin e lëkurës dhe eleminimin e rrudhave të reja.

LEXO EDHE:  Nga parandalimi i kancerit, te tretja/ Arsyet përse duhet të pini lëng karote

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook