Një i ri nga Rrësheni ka ushtruar dhunë mbi një 23-vjeçare, pasi ajo nuk ka pranuar të lidhej me të.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit”, në Tiranë, ku i riu ka goditur me grushta 23-vjeçaren.

Nga dëshmia e dhënë në polici, D.L., banues në Rrëshen, ka grushtuar shtetasen L.Gj.,banuese në Tiranë, pasi vazja nuk ka pranuar të lidhet me djalin.

Ajo ka dëshmuar se djali e përndiqte prej kohësh, deri në veprimin e rëndë të ndodhur në mes të kryeqytetit.

Policia e Tiranës, është vënë në kërkim për kapjen e 23-vjeçarit nga Rrësheni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook