Historia shokuese e krimit makabër që ka përfshirë një 16-vjeçare në Kosovë e cila është abuzuar s*ksualisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici që mori dëshminë e denoncimit, ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe këngëtarja mjaft e dashur për publikun kosovar por jo vetëm,Nora Istrefi  e cila ka dënuar këtë akt të shëmtuar.

Përmes një publikimi të një videoje në Instastory, Nora teksa dëgjon lajmet që raportojnë mediat vendase për rastin në fjalë, ajo shkruan se autorët janë pedofila dhe meritojnë dënim me burg të përjetshëm.

“Kohë më parë dhunonin serbët vajzat shqiptare. Ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë…. Turp për Kososvën në çfarë gjendje ka ardhë. Burg të përjetshëm për pedofilat”.