Një klub amator në Turqi, për herë të parë në historinë e futbollit, ka bërë të mundur blerjen e një lojtari futbolli me anë të Bitcoin.

Omer Faruk Kiroglu u pagua me 0.0524 Bitcoin (438 euro) dhe 2,500 lira turke (530 euro) për të kaluar në Harunustapor, skuadër kjo që garon në Grupin B të Divizionit të Parë në Turqi.

“E bëmë që të njihemi në vend dhe në botë”, tha presidenti i klubit, Haldun Sehit.

“Siç tha edhe presidenti, ne po bëjmë diçka të re”, shtoi lojtari.

Bitcoin po bëhet i famshëm edhe në sport.

Arsenali kohët e fundit, nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me një kompani kriptomonedhash.

Mësohet se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe boksieri Floyd Mayweather, kanë reklamuar teknologjinë financiare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook