E pabesueshme, bota e futbollit ka parë një nga ndeshjet më të jashtëzakonshme.

Një mbrëmje spektakolare ishte ajo e sotmja në Champions League, ku Roma ka bërë mrekullinë duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 3-0.

Skuadra italiane ka dhuruar spektakël, ku në ndeshje ishin ata që kanë zevëndësuar Barcelonën, duke e dominuar plotësisht lojën.

Goli i parë që ndezi shkëndijën e shpresës tek Roma pas humbjes 4-1 në Spanjë në ndeshjen e parë, u shënua që nga Dzeko dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë sërish është Roma që udhëheq jo vetëm rezultatin por edhe lojën, dhe në minutën e 58 Dzeko fiton një penallti, të cilën De Rossi e shndërron në gol, duke dyfishuar rezultatin.

Emocionet sa vinin dhe shtoheshin, po ashtu dhe presioni, por Roma arriti t’i menaxhonte mjaft mirë këto, dhe ishte Manolas, i cili në minutën e 82 ngriti kryeqytetin italian në këmbë, pasi shënoi me kokë golin e tretë, që i dha kualifikimin për në gjysmëfinale “ulkonjave”.

Ndërsa në derbin britanik mes Manchester City dhe Liverpool, jo vetëm që nuk pati përmbysje, por “të kuqtë”, arritën t’i mposhtnin “qytetarët” edhe në shtëpinë e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook