Sipas dëshmive të njerëzve që i kanë jetuar, vitet e para të diktaturës në Shqipëri janë të mbushura me ngjarje terrorizuese dhe krime çnjerëzore të kryera nga personat e ngarkuar me përgjegjësi për aftësinë e tyre për të qenë çnjerëzor tej imagjinatës njerëzore. Siç tregohet në librin e Tanush Kasos, “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”, pjesë nga i cili u botuan pak ditë më parë në gazetën Panorama, një prej këtyre njerëzve ishte dhe Hodo Habibi, nga Kurveleshi i Vlorës, të cilit iu ngarkua nënshtrimi i Mirditës, një krahinë e njohur për qëndresën antikomuniste.

Siç tregohet në librin e Tanush Kasos, “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”, Toger Baba, e ushtroi misionin e nënshtrimit të Mirditës, në mënyrat më poshtëruese të mundshme, duke përdhunuar gratë dhe duke zhveshur dhe rrahur burrat me dru zjarri. Kush nuk i bindej dhunës së tij, do të torturohej, do të vritej, në mos edhe do të digjej e gjallë, siç ndodhi me Dilen, gruan e Preng Gjon Markut, të cilin më vonë e pushkatuan. Një përsëritje e historive legjendare të vetësakrifikimit të grave për t’i shpëtuar përdhunës, por jo të një armiku të huaj e të largët, tanimë, por të një personi të besuar të pushtetit që do të mbizotëronte në Shqipëri edhe për 45 vjet të tjera nga ajo kohë.