TIRANË

Si opozita ashtu edhe maxhoranca e përfaqësues të dy kampeve politike kanë zhvilluar homazhe sot tek Varrezat e Dëshmorëve dhe tek memoriali kushtuar Azem Hajdarit, në 21-vjetorin e vrasjes së tij.

Fillimisht ka qenë Kuvendi që ka zhvilluar homazhe nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku merrte pjesë dhe vajza e Hajdarit, Rudina.

Më pas Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur kurora me lule tek memoriali i Azem Hajdarit. E më tej ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, bashkëshortja me fëmijët e Hajdarit si dhe përfaqësues e deputetë të PD-së.

Në homazhet e zhvilluara tek memoriali i heroit të demokracisë nuk ka munguar as djali i Sokol Olldashit. Ai është fotografuar teksa përqafon bashkëshorten e Azem Hajdarit që ndodhej pranë Bashës. Berisha e Basha përulen para bustit, bashkëshortja vendos kurorën me lule me djalin e madh Kirin. Shfletoni galerinë.