DASHI:

Viti i ri ofron ide interesante. Saturni është disonant dhe e bën të vështirë për të arritur ato siguri që ju dëshironi, do të ketë disa pengesa më shumë gjatë gjatë rrugës. 2018, le ta pranojmë, ishte një vit në të cilin keni ndjerë shumë pasiguri rreth jush, por në vitin 2019 do të kthehen siguritë që janë zhdukur për një kohë të gjatë. Edhe ata që pësuan shumë në 2018 për shkak të disa telasheve ose ndarjes, do të gjejnë qetësi.

DEMI:

Do të jetë një vit në të cilin do të ketë shumë shqetësime për shkak të pranisë së Jupiterit dhe për shkak se Saturni më në fund do të kthehet në një aspekt pozitiv. Do të jetë një vit i shënuar edhe nga shumë ndryshime dhe ku do të fryjë një erë risish. Dikush mund të ndryshojë punën, shtëpinë ose madje edhe partnerët nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Viti do të përfundojë me më shumë të ardhura dhe ndonjë kënaqësi edhe në fushën ekonomike.

BINJAKET:

Ky do të jetë viti në të cilin marrëveshjet dhe strategjitë do të jenë të suksesshme. Si nga pikëpamja e biznesit ashtu edhe nga ajo ekonomike, duhet të vlerësoni nëse është e vlefshme për të kryer një projekt ose për ta braktisur atë në fatin e vet. Do të jetë një vit që mund të shohë shumë çifte në konflikt. Mund të ketë një moment revanshi për ata që janë lënë vetëm dhe po kërkojnë bashkëshortin shpirtëror. Në vend të kësaj, do të duhet shumë durim në çifte që e kanë zvarritur historinë e tyre për një kohë të gjatë. Investimet e planifikuara janë favorizuara.

GAFORRJA:

2019 do të jetë viti në të cilin nuk do të ketë mungesë lodhjeje dhe paqartësie, sidomos sa i përket mjedisit të punës. Në fillim të vitit ju do të ballafaqoheni me situata që nuk janë aspak të thjeshta. Deri në muajin mars, kaosi dhe konfuzioni mund të mbretërojnë në jetën tuaj, më pas gjërat do të jenë shumë më mirë. Në prill ju do të keni për të shmangur situatat e konfliktit që mund të gjenerojnë nervozizëm të madh.

LUANI:

Jupiteri do të nis për ju një tranzit të favorshëm. Kjo nuk do të thotë që do e keni rrugën dishezë për gjithçka, fati do vijë vetëm nëse tregoheni të zotë për ta gjetur. Zotësia juaj duhet të jetë edhe që të dini të prisni degët e thara të jetës suaj, duke shmangur zvarritjen e situatave që nuk janë më të favorshme. Do jetë një kuadër yjor shumë i favorshëm për ata që kanë një fëmijë apo për çiftet që duan të konsolidohen.

VIRGJERESHA:

Pozitiviteti i Saturnit do ju shoqërojë edhe për gjithë vitin 2019. Jeta do ju sjellë pengesa për të kapërcyer dhe do ju vërë në provë të fortë por në fund do të arrini të kapërceni nëse jeni të vendosur. Ju paraqiten shumë praktika burokratike dhe ligjore si dhe disa hesape pezull mes marsit dhe prillit mund t’ju shkaktojnë një tension të madh të brendshëm. Sigurisht që do të shkojë më mirë në pjesën e dytë të vitit, kur shumë çifte, edhe më të fortat mund të kurorëzojnë ëndrrën e tyre me një martesë apo bashkëjetesë.

PESHORJA:

Saturni në aspekt negativ mund t’ju shtyjë të përplaseni shumë me mjedisin që ju rrethon, sidomos në pjesën e parë të vitit. Nëse kuptoni që dikush frenon ambiciet tuaja, mund ta humbisni vërtetë durimin. Shumë dyshime mund të shfaqen në fushën sentimentale, mbi të gjitha në pjesën e parë të vitit. Në punë mund të ketë disa zgjedhje për të bërë, ndërkohë që në vjeshtë do të duhet të bëni zgjedhje kritike për jetën tuaj.

AKREPI:

Saturni do të nisë një tranzit shumë të mirë mbi të gjitha në pjesën e parë të vitit. Rreziku është që të vini dashurinë në plan të dytë në jetën tuaj dhe kjo mund të mos ju falet. SHpenzimet e shumta që keni bërë në 2018 do ju detyrojnë që të shtrëngoni rripin në 2019. Në pjesën e dytë të vitit do të favorizohet kush ka një projekt të mirë për të çuar përpara. Rekuperim i mirë edhe për ata që në vitin 2018 kanë vuajtur për një problem fizik.

SHIGJETARI:

2019 do jetë një vit vërtetë i rëndësishëm për të lindurit në shenjën e Shigjetarit, mbi të gjitha sepse Jupiteri do kalojë tranzit në shenjën tuaj. Saturni do bëhet i rëndësishëm, mbi të gjitha nga fundi i 2019. Në këtë pikë do varet vetëm nga ju nëse do merrni një kthesë në jetën tuaj, apo do të qëndroni kështu si jeni. Revolucioni juaj njerëzor do të nisë vetëm nëse do të jeni të vendosur, përndryshe rrezikoni të hidhni në erë një kuadër yjor të prirur për ndryshime.

BRICJAPI:

Saturni do ju shoqërojë për gjithë vitin dhe kjo do të forcojë peshën e përgjegjësive që duhet të mbani mbi shpatulla. Do të duhet të përpiqeni të jeni shumë pozitivë përndryshe do të dështojë projekti juaj i rilindjes. Jupiteri dhe Saturni do ju japin shumë energji, por ju takon juve që të përfitoni nga kjo forcë e re e brendshme, duke u përpjekur që të korrni mes majit dhe korrikut, frytet e asaj që keni mbjellë.

UJORI:

Prania e Jupiterit që ju ka nxjerrë aq pengesa në 2018 do të zhduket dhe mund të përfitoni menjëherë. Keni kërkuar për një kohë të gjatë identitetin tuaj dhe tani gjendeni në pikënisje. Por tani mund të ndjeni që në fillim të vitit kërcime të mëdha përpara, mbi të gjitha nëse po realizoni një projekt të rëndësishëm sentimental, apo në punë. Mes verës dhe fundit të vitit të ardhshëm, mund të rikthehet protagoniste dashuria, mbi të gjitha për ata që janë vetëm.

PESHQIT:

Kuadri yjor i 2019 ju fton të jeni më besimplotë në planin tuaj të rilindjes. Disa gjëra që kanë qenë të rëndësishme për ju në 2018, nuk do të jenë më në vitin e ri. Kush i ka dhënë shumë hapësirë punës, duke errësuar sferën familjare, tani do përpiqet të ndreqë diçka duke vënë sërish jetën e vet private përpara gjithçkaje. Nëse po frekuentoni një mjedis të ri si në fushën profesionale edhe atë sentimentale, duhet që të prisni pak para se të veproni.