Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre.

Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 30 gusht 2018

Dashi
Ju jeni shumë të paduruar të shihni rezultatet e një programi personal. Mos i humbni shpresat kur nuk përjetoni ndonjë ndryshim të menjëhershëm. Ngadalë dhe me qëndrueshmëri do fitoni garën. Jepini vetes inkurajim të vazhdueshëm. Kujdesuni për të qetësuar vazhdimisht një person emocionalisht të papjekur. Sa më shpejt të mësojë për të përballuar problemet, aq më të lumtur do jenë të gjithë. Do të keni shumë më shumë respekt për këtë individ kur të bëhet i pavarur.

Demi
Rezistojini tundimit për t’i shpëtuar një realiteti të pakëndshëm. Sa më shpejt të përballeni me faktet, aq më shpejt do të kapërceni një vështirësi të bezdisshme. Nëse po luftoni me një spital, agjenci qeveritare ose universitet, mund të jetë e nevojshme të punësoni një avokat. Mos i kushtoni aq shumë rëndësi imazhit tuaj kur bëhet fjalë për punë. Të jeni produktiv është më e rëndësishëm se të keni një pamje të kuruar. Orët do të fluturojnë kur të jeni të zënë.

Binjakët
Një i dashur mendon se po ftoheni me të. Një këmbëngulje në vlerësimin e fakteve mbi ndjenjat e bën atë të ndihet i përjashtuar. Herën tjetër që shoku juaj të përpiqet të diskutojë frustrimet e tij, dëgjoni me vëmendje. Provoni të jeni empatik. Marrëdhënia juaj do të pësojë një përmirësim të madh. Rezistojini tundimit që të kaloni gjithë kohën me një partner romantik. Edhe një mik apo i afërm meriton shoqërinë tuaj. Riorganizoni orarit për të reflektuar prioritetet. Mos ngulni këmbë që të sillni partnerin tuaj kudo që shkoni.

Gaforrja
Të qenurit shumë praktik po e dëmton lumturinë tuaj. Nëse nuk jeni i kënaqur me punën tuaj, është e rëndësishme të dëgjoni ndjenjat. Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar në një situatë të mjerueshme. Formuloni një strategji për të bërë punën që doni. Familja juaj beson se ju mund të bëni ndonjë gjë, por ju nuk ndani të njëjtin besim. Nëse doni të merrni një vlerësim të drejtë të talentit tuaj, kërkoni një profesionist objektiv.

Luani
Kujdesuni që të shfaqni njohuritë tuaja mbi të tjerët. Duke i inkurajuar butësisht njerëzit që të zgjerojnë arsimin e tyre, ju do të bëni miq dhe do të jeni një forcë për rritje. Mos u befasoni kur njerëzit të fillojnë t’ju trajtojnë si një shembull. Dikush që ju mbush me komplimente ka një motiv tjetër. Në vend që të admirojë vërtet stilin tuaj, do një nder nga ju. Keni qenë gjithmonë të pambrojtur ndaj lajkave.Mos lejoni që ky manipulues të përfitojë nga bujaria juaj.

Virgjëresha
Mos u brengosni për punët e njerëzve të tjerë. Duke treguar respekt për privatësinë e një të sapoardhuri, do të hapni rrugën drejt një miqësie të fortë. Ju keni të bëni me dikë që nuk beson te të tjerët. Do të duhet kohë për të fituar besimin e tyre. Jini të durueshëm. Zbulimi i një sekreti do ju shkaktojë dhimbje të madhe. Mos jepni shumë detaje për dikë që është i përfshirë në një çështje. Do të dëmtoni njerëz të pafajshëm. Kur jeni në dyshim, bindjuni ndërgjegjes suaj.

LEXO EDHE:  Një këshillë për çdo shenjë të Horoskopit, çfarë duhet të keni parasysh për vitin 2019

Peshorja
Është e rëndësishme të bëni një zgjedhje. Vazhdimi i peshimit të mundësive tuaja po e bën një situatë të vështirë edhe më keq. Kur jeni në dyshim, rrokni një monedhë. Sa më shpejt që të veproni, aq më e lehtë do të jetë gjetja e një rruge më të dobishme. Kini besim në aftësitë tuaja të mbijetesës. Ju do të akuzoheni se jeni të përqëndruar tek vetja kur ndiqni dëshirat tuaja. Shpesh, i hapni rrugën njerëzve të pandërgjegjshëm. Mos e bëni atë gabim tani që lumturia është brenda mundësive.

Akrepi
Duke qenë tepër kritik do t’i ktheni shokët e mundshëm në armiq. Kur të pyeteni për reagime, ofroni një reagim konstruktiv, së bashku me një kompliment të sinqertë. Kjo do të jetë më shumë e dobishme, sesa shkatërruese. Popullariteti juaj do të rritet kur njerëzit të ndihen të mbështetur prej jush. Rezistojini tundimit për t`u ndier keq për veten kur dëgjon lajme zhgënjyese. Para se ta lejoni veten të brengoseni bëni një plan të ri. Do të gjeni opsione të reja kur kërkoni për to.

Shigjetari
Mos lejoni që snobizmi të ngrejë krye. Vetëm për shkak se dikush ka një pamje të të kuruar nuk do të thotë se do bëjë një punë të mirë. Kur kërkoni të punësoni dikë, shikoni arritjet e mëparshme të një personi. Kjo do t’ju tregojë gjithçka që duhet të dini për aftësitë e këtij njeriu. Dikush do të përpiqet të shoqërohet me ju për arsye egoiste. Mbajeni këtë individ larg. Qëndrojini afër atyre që kanë qenë me ju në kohë të mira dhe të këqija.

Bricjapi
Është e vështirë ta shikoni një problem familjar me sy objektiv. Nëse doni të fitoni diçka pozitive nga kjo situatë, merrni pjesë në një çështje humanitare. Do ju shërbejë si trampolinë për sukses. Nëse duhet të bëni një prezantim, mbështetuni në fakte dhe shifra të besueshme në vend që të përfytyroni imazhet. Nxirrni më shumë në pah të mirat tuaja se sa pamjen.

Ujori
Përhapja e thashethemeve nuk është diçka që duhet të jetë në zakonet tuaja. Është më mirë të mbani një heshtje të matur kur njerëzit të spekulojnë për një të sapoardhur. Kështu do të fitoni respektin e të tjerëve. Ju nuk e vlerësoni detyrimin për të marrë urdhra nga një ekspert i bezdisshëm. Ndërkohë që nuk e vlerësoni stilin e tyre, duhet të pranoni se kanë gjithë përvojën e nevojshme. Lërini mënjanë ndjenjat tuaja personale për hir të të mësuarit.

Peshqit
Mosgatishmëria për të pranuar ndryshimet do të bëjë që të humbni një mundësi. Kur përballeni me një tranzicion, përshëndeteni me krahët hapur. Qëndrimi juaj optimist do të shpërblehet. Duke qenë fleksibël ju do të përparoni në situata që i frikësojnë të tjerët. Kjo nuk është një kohë e mirë për të përballuar borxhet. Ruajtja e burimeve tuaja do t’ju lejojë të mbuloni shpenzimet e emergjencës. Nuk ka pse të shqetësoheni për paratë.