DASHI

Hëna në shenjë ju favorizon në çdo aspekt të jetës por meë shumë në atë sentimental. Jeni gjithë kohës në krahët e partnerit.

DEMI

Sot jeni ju protagonistët e ditës në sajë të një marrëveshjeje mjaft të favorshme që keni arritur të mbyllni.

BINJAKET

Do t’ju duhet të jepni prova që mund të përballoni një situatë stresi pa u alarmuar dhe pa ju zënë paniku.

GAFORRJA

Çdo gjë që ka lidhje me ju sot do të jetë e ekzagjëruar. Do të doni shumë, do të luftoni shumë, do të mërziteni shumë dhe në çdo rast nuk do të ndaloni.

LUANI

Sot do të jeni kapricioze për çdo gjë si në familjen që do të kundërshtoni këdo edhe në punë që nuk do t’ju pëlqejë asgjë që do t’ju propozohet.

VIRGJERESHA

Edhe pse keni dyshime në një bisedë të bërë kohët e fundit, nuk do ti shprehni ato pa u siguruar nëse qëndrojnë apo jo.

PESHORJA

Është periudha më e mirë për të folur për pushime dhe për udhëtime. Doni të vizitoni kultura të ndryshme dhe të panjohura.

AKREPI

Xhelozi dhe debate në çdo moment me partnerin, tregojnë që duhet të vendosni një kufi ose duhet të lini gjithcka.

SHIGJETARI

Një ditë shumë e mire sot për të gjithë ju që keni punuar fort për të arritur qëllimet tuaja. Më në fund pak dritë në fund të tunelit.

BRICJAPI

Disi në mënyrë të ndrojtur por me shumë dashuri do të arrini ti shprehni ndjenjat njeriut të zemrës. Kjo gjë do tju afrojë më shumë bashkë.

UJORI

Një ditë shumë e zakonshme dhe pa asnjë kulm të rëndësishëm. Gjithsesi ju dini të argëtoheni në çdo moment.

PESHQIT

Sot do të shkojë gjithçka siç e keni parashikuar madje edhe më mirë. Jeni nën një aureolë optimizmi që do të bëjë që gjithçka të shkojë vaj.