Banorët në lindje të Rusisë janë shokuar kur kanë gjetur një çantë me 27 palë duarsh njeriu të prera.

Zbulimi i kësaj çanteje u bë në qytetin Kabarovsk të Siberisë , në afërsi të kufirit me Kinën.

Një banor i zonës gjeti një nga duart në breg të lumit dhe më pas çantën e mbushur plot, në afërsi të një pike peshkimi.

“Identiteti i personave të cilëve u përkisnin duart mbetet mister, ashtu si dhe motivet përse ato janë prerë”, shkruan Siberian Times.

Banorët kanë  nisur të qarkullojnë teoritë e komplotit. Njëra prej tyre sugjeron se duart janë prerë me sëpatë si ndëshkim për vjedhje.

Një tjetër tha se u janë prerë trupave të vdekur në spital. E treta dhe më e frikshmja është që trupat të jenë përdorur fillimisht për marrjen e organeve me qëllim trafikimi dhe duart u janë prerë për të parandaluar identifikimin më pas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook