Ballina Horoskopi 6 shenjat e HOROSKOPIT që kanë zemër të madhe

6 shenjat e HOROSKOPIT që kanë zemër të madhe

Ti merr një pamje të guximshme dhe serioze, por nën atë pamje të rreptë fsheh tiparet e një personi shumë të ndjeshëm. Nuk do shumë punë që të fillosh të qash dhe jo vetëm me lot mërzie – qan me lot gëzimi, lehtësimi dhe ndonjëherë lodhjeje.

Nëse të duket që je i/e tillë, ka shumë mundësi të jesh një nga shenjat më zemërmira të Zodiakut. Ke një lloj zemre të madhe që të bën t’i ndihmosh njerëzit e moshuar apo edhe të dhurosh qindarkën tënde të fundit për të ndihmuar dikë që është në nevojë. Je shumë zemërbutë.

Nuk është se je në kontakt me emocionet, shpesh e kundërta vlen për ty. Më mirë do të silleshe si indiferent/e ndaj gjërave në mënyrë që të mos i lejosh të ndikojnë tek ti. Por prapë, është e pamundur të përpiqesh të tregohesh i/e fortë, ashtu siç është e pamundur të fshehësh zemërgjërësinë që ke. Do të doje të mos jepeshe kaq shumë ndaj gjërave, por, për fat të keq, e bën.

Mund të mos e dish këtë, por janë pikërisht njerëzit e kujdesshëm dhe të ndjeshëm ata që e bëjnë botën një vend më të mirë.

Peshqit

Peshqit mendojnë se duken si tipa shumë moskokëçarës, por të gjithë e dinë se sa të ndjeshëm janë ata. Peshqit janë zemërdhembsur deri në ekstrem – sapo të kuptojnë që diçka të shqetëson ata do të bëjnë çdo gjë për të të ndihmuar. Zemra e një personi të shenjës së Peshqve është e butë dhe e ndjeshme. Pjesën më të madhe të kohës, karakteri i tyre sentimental dallohet me lehtësi nga mënyra kreative se si ata e shfaqin veten.

LEXO EDHE:  Masakrimi i qenit në Kuçovë me sëpatë, këngëtarja e njohur ka një mesazh domethënës për dhunën ndaj kafshëve

Të qënit i ndjeshëm ndaj të tjerëve nuk të bën të dobët, të bën për t’u admiruar.

Gaforrja

Mund të mos jetë shumë e mistershme se sa të ndjeshme mund të jenë Gaforret, por sekreti është që ato janë më të ndjeshme nga sa mund të lënë të kuptohet. Një Gaforre nuk mund të kalojë një ditë pa shkëmbyer mendime pozitive me dikë apo pa i bërë dikujt një nder. Mund të duket sikur po mbajnë distancë, por ju e dini që me shumë siguri ato tregohen shumë mbrojtëse ndaj teje.

Dashi

Mund të mendosh që personat e shenjë së Dashit janë shumë e zëna për t’u përkujdesur për të tjerët, por në fakt, është komplet e gabuar. Ata kujdesen shumë për njerëzit e tjerë dhe nën atë shpirt konkurrues fshihet një zemër-mbledhur. Personat e shenjës së Dashit, në një moment mund të jenë duke u mburrur për fitoren e tyre të fundit dhe momentin tjetër, mund të dalin vullnetarë në një grup ndihme.

Virgjëresha

Shanjave të Virgjëreshës u pëlqen të shfaqen si analitike – dhe janë, por kjo nuk do të thotë se nën atë fasadën e gjithë-diturisë nuk qëndron një tip aq i ndjeshëm. Virgjëreshat priren t’i ndrydhin ndjenjat dhe t’i mbajnë ato për vete. Gjithsesi, ato ndjenja janë aty, nën sipërfaqe. Herë pas here, ato ndjenjat e ndrydhura do të dalin në shesh në një mënyrë shpërthyese, por shumicën e kohës, Virgjëresha do të shfaqet e qetë dhe nën kontroll.

Por nëse mendon se ato nuk preken nga videot me mace apo disa lloje këngësh, do ta kishe gabim. Virgjëresha ka një zemër shumë të dhembshur, ajo thjeshtë mundohet shumë për ta fshehur këtë.

LEXO EDHE:  FOTO/ Encës i mungon Noizy, shihni çfarë ka shkruar mbi postimin e fundit

Bricjapi

Nëse mendon se një person i shenjës së Bricjapit jepet vetëm pas punëve të bisnesit dhe i gjithë interesi i tij/saj është vetëm puna, je mashtruar. Nëse dikush ka një zemër të butë, ai është Bricjapi. Ata thjesht nuk e shfaqin se sa të prekshëm janë, sepse kanë frikë të duken si të brishtë. Personat e shenjës së Bricjapit frikësohen se çfarë do të mund të ndodhte nëse lejojnë që bota të shohë se sa të ndjeshëm janë ato, sipas pathos. Ata nuk duan që të lëndohen dhe do të bëjnë çdo gjë për të mos lejuar që kjo të ndodhë. Këto shenja besojnë se nuk ka shumë njerëz me këto lloj ndjenjash dhe se më e mira do të ishte t’i mbanin ato për vete.

Luani

Mënyra se si duket tek të tjerët është shumë e rëndësishme për një Luan, kështu ata priren ta përceptojnë si të rrezikshme shfaqjen e emocioneve. Ata duan të jenë të pëlqyer dhe druhen se nëse shfaqin ndonjë ndjenjë emocionale që duket e tepruar apo në kundërshti me atë që njerëzit mendojnë, do të gjykohen. Luanët do të tregojnë që i pranojnë kritikat, por e vërteta është se çdo fjalë negative është e dhimbshme. Kështu, ata do të shtiren sikur nuk e kanë një anë të butë dhe të ndjeshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook