Ballina Horoskopi Boshllëqet emocionale: Kur tradhtojnë 12 shenjat e Horoskopit

Boshllëqet emocionale: Kur tradhtojnë 12 shenjat e Horoskopit

Qoftë fizike apo mendore, tradhëtia mbetet tradhëti!

Pas këtij akti pabesie mund të fshihen shumë arsye, por veç të tjerave është dhe ajo e shenjës së horoskopit!

Si sillet njëri, nuk sillet tjetri në të tilla situara dhe vijim, do të rendisim të gjitha arsyet që shtyjnë 12 shenjat e zodiakut të tradhëtojnë partnerin/en.

Dashi duhet të ndihet i vlerësuar në çdo moment nga partneri!

Nëse një dash nuk ndihet i përkedhelur, do e kërkojë ngrohtësinë diku tjetët.

Ai do të vendosë në dyshim dashurinë tuaj dhe gjatë kësaj kohe, një shikim apo një fjalë nga një i tretë do e konfuzojë dashin.

Demi është shenja më kokëforte e zodiakut, por edhe më romantikja.

Nëse nuk i plotësohen dëshirat dhe nuk merr atë që do nga partneri, mund t’i kërkojë gjetkë tjeter.

Nëse nuk ndiheni i plotësuar dhe i sigurtë që do të kerkoni dike me të cilin mund të vibroni verbalisht.

Gaforrja: Ju jeni një burim emocionesh dhe dëshironi qëndrueshmërinë, duke ju bërë kështu një nga shenjat më besnike.

Ju kurrë nuk do të guxonit të tradhëtonit partnerin, jo sepse s’ju jepet mundësia, por nuk doni të lëndoni askënd!

Jeni të përgjegjshëm dhe nuk veproni kuturu të drejtuar nga pasioni, por nëse te partneri/partnerja dyshoni se nuk ju do më, atëherë jeni gati të hidhni sytë gjëkund tjetër.

Binjakët: është shenjë që i do aventurat, por nuk keni për ta besuar se pse sillet shpesh “lule më lule”.

Jua tregojmë tani: Sepse Binjakët kanë frikë të ben në dashuri.

Pra, druhen nga dashuria e vërtetë dhe që mos të “bien brenda”, preferojnë lidhje të tjera, qoftë edhe virtuale, platonike.

LEXO EDHE:  Kjo është shenja më e rrezikshme e horoskopit

Megjithatë, kjo zgjat derisa Binjakët bien në dashuri.

Sepse nëse bien, nuk tradhtojnë më! E mbajnë fort partnerin/partneren…

Luani: Ju nuk tradhëtoni, ju thjesht largoheni nëse nuk ndiheni të vlerësuar.

Në një lidhje ju jepni gjithçka keni dhe nëse në këmbim merrni shumë më pak, largoheni!

Ia dini vlerat vetes dhe nëse dikush tjetër nuk jua di, shumë keq për ta!

Luani është një nga shenjat më besnike, ndaj të jeni të sigurtë që pa mbyllur të gjitha “hesapet” me dikë, nuk ia hedh sytë dikujt tjetër.

Virgjëresha: Ju shqetësoheni për problemet që nuk ekzistojnë ende.

Jeni tejet kritike dhe perfeksioni është pika juaj më e forte, por edhe e dobët.

Nëse i dashuri nuk është në nivelin tuaj, me shumë mundësi do e tradhëtoni.

Peshorja: Jeni një shenjë paqësore që në pamje të parë nuk do të tradhëtonit kurrë, POR kjo nuk është e vëtetë!

Ju jeni një thëngjill i mbuluar.

Besoni tek dashuria e vërtetë që zgjat përjetë, por jeni njerëz të lëkundur që nuk e dini se çfarë doni në jetë !

Akrepi: E si mund të mos tradhëtojë shenja më e zjarrtë e zodiakut?

Nëse nuk e keni takuar ende njeriun e jetës, e sigurtë që ju do të luani dhe do ta tradhëtoni partnerin që keni në krahë sepse ju thjesht kështu jeni gatuar.

Sapo të gjeni dikë që ju përmbush në çdo aspekt ju nuk do të keni sy për të tjerët.

Shigjetari: Një shigjetar do të tradhëtonte vetëm për seks.

Duke qenë një nga shenja më pasionante të zodiakut, shigjetari është gjithnjë në kërkim të eksperiencave të reja !

E keni shumë të vështirë të mbani një lidhje të fshehtë ndaj kini kujdes se mos lini takim me dy të dashurat në të njëjtin vend dhe orë.

LEXO EDHE:  Mike apo armike? Ja çfarë thotë shenja jote e Horoskopit

Bricjapi: Ti je një shenjë besnike, por që do të tradhetonte partnerin për të përfituar në karrierë.

Do të shisnit edhe shpirtin për pak famë dhe nëse do ju jepej kjo mundësi do të binit pre e dëshirës për të qenë lider.,

Ujori: Nëse një ujor ju tradhëton kjo do të thotë që lidhja juaj ka përfundur kohë më parë.

Mungesa e dashurisë dhe komunikimit bën që kjo shenjë të largohet nga ju, duke kërkuar një tjetër dashuri.

Peshqit tradhëtojnë vetëm kur e shohin se lidhja e tyre nuk ka të ardhme.

Nëse një peshk nuk është në një lidhje serioze, mos prisni t’ju qëndrojë besnik.