Ballina Horoskopi Çfarë jua pengon lumturinë në dashuri? Ky test ju ndihmon për të...

Çfarë jua pengon lumturinë në dashuri? Ky test ju ndihmon për të gjetur përgjigjen

Keni vështirësi të gjeni një dashuri që ju bën vërtet të lumtur? Duket se përsëritni gjithmonë të njëjtat përvoja? Testi i sotëm vjen për t’ju ndihmuar të kuptoni se çfarë ju pengon të jeni vërtetë të lumtur në dashuri.

Gjithë sa duhet të bëni është të shikoni fotografinë më poshtë për disa sekonda. Çfarë shihni?

Nëse gjëja e parë që keni parë është:

Një dhelpër

Ashtu si dhelprat, preferoni të jeni vetëm. Kjo është për shkak se ju besoni shumë në veten tuaj dhe e dini që nuk duhet të keni domosdoshmërisht dikë në anën tuaj për të qenë të lumtur.

Është e vërtetë, ju keni brenda vetes atë që është e nevojshme për të qenë të lumtur, por shpesh kjo vetë-mjaftueshmëri mund të rrisë gjendjen tuaj të vetmisë. Për shkak se ju tentoni të besoni se marrëdhëniet kufizojnë potencialin tuaj, ju nuk i jepni hapësirë dikujt me të vërtetë interesant për t’u shfaqur në jetën tuaj.

Megjithatë, gjërat nuk duhet të jenë në këtë mënyrë. Ka marrëdhënie të lumtura dhe të shëndetshme në të cilat të dy partnerët kanë kohë për veten dhe gjërat që i bëjnë ata të lumtur.

Një lepur

Ju jeni një person i hapur kur bëhet fjalë për ndjenjat. Nuk keni frikë dhe as turp që të tregoni atë që vërtet ndjeni, për ata që hyjnë në jetën tuaj. Ofroni dashurinë tuaj, praninë tuaj dhe vëmendjen tuaj, me gjithë shpirt.

Për më tepër, ju jeni gjithashtu të hapur ndaj ndjenjave të të tjerëve, të cilat ju bëjnë të përjetoni përvoja intensive. Disa mund të thonë se ju bini në dashuri shumë shpejt, por ju e dini se zemra juaj e hapur dhe lidhja me ndjenjat tuaja janë një nga virtytet më të mëdha që keni!

Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm, zemra juaj e hapur mund të bëhet dobësi. Kjo është për shkak se ju shpesh tentoni të harroni dhe të fokusoheni vetëm tek njerëzit e tjerë. Dashuria është një nga ndjenjat më të rëndësishme dhe më të fuqishme në botë, por nëse i besojmë vetëm marrëdhënieve tona, ne mund të lëndohemi.