Ballina Horoskopi Dashi, parashikimi i muajit Dhjetor 2018

Dashi, parashikimi i muajit Dhjetor 2018

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Ky është një muaj shumë interesant dhe mua më pëlqen që të flas për pjesën më interesante dhe më personale të astrologjisë, e cila këtë muaj lidhet shumë me Afërditën.

Fillimisht, në muajin Dhjetor hyjmë me një planet të zmbrapsur, Mërkurin, i cili do jetë në lëvizje të tillë deri më datë 6 Dhjetor, dhe për kaq ditë sa është i zmbrapsur ,është në shenjën e Akrepit. Kjo për ju do të thotë se po bëni një plan të mirë lidhur me financat tuaja, po i kushtoni më shumë vëmendje nevojave tuaja; fizike dhe mendore. Do bëni më shumë lëvizje në këtë drejtim, do nxiteni për tu kujdesur më shumë për kursimet dhe paratë që shpenzoni, ju dhe partneri me të cilin jetoni. Në fillim të muajit Mërkuri do t’ju kërkojë vëmendje në një çeshtje që ka të bëjë me llogarinë bankare, kartën e kreditit, me një hua që doni të merrni, siguracionet, planin e pensionit… pra gjëra që kanë të bëjnë me paratë përveç burimit të drejtpërdrejtë të parave. Nëse për shembull jeni të abonuar në diçka që e paguani çdo muaj, do doni të rishikoni abonimin tuaj, kushtet etj. Do forconi poziconin tuaj financiar sepse Mërkuri do drejtohet në fushën e financave dhe Afërdita më datë 2 Dhjetor do rikthehet në shenjën e Akrepit, dhe Afërdita në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me të mirat materiale, luksin dhe dashurinë, prandaj këtu do keni shumë stimulim deri më 7 Janar/ jo shumë kohë më parë kishim Afërditën e zmbrapsur në shenjën e Akrepit, e cila prej lëvizjes së zmbrapsur u kthye në Peshore, dhe tani është e drejtuar në shenjën e Peshores duke ju dhënë më shumë mundësi për të krijuar bashkëpunime të mira me njerëzit, por tani është drejtuar dhe do rikthehet në Akrep, aty ku e nisi rrugëtimin e saj, atëhere kur ishte 11 gradë në shenjën e Akrepit, dhe kur kjo gjë të ndodhë sërisht, kur Afërdita të jetë prap në kaq gradë në shenjën e Akrepit nga data 18 Dhjetor, do keni një fund të lumtur lidhur me një çeshtje parash. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm me atë që ndodh gjatë kësaj periudhe në jetën tuaj lidhur me çeshtjet e përmendura më lart. Shumë prej jush mund të keni menduar se do i bëni gjërat në një mënyrë të caktuar dhe tani do kuptoni se gjërat duhen bërë në një mënyrë tjetër, ose se dueht të shtoni dhe një element të ri.

LEXO EDHE:  Zgjidh një prej kristaleve dhe zbulo më tepër për veten

Një tjetër gjë që aktivizohet prej Afërditës në Akrep është intimiteti psikologjik dhe fizik me dikë. Nuk do afroheni vetëm fizikisht me atë që do afroheni, por dhe emocionalisht. Nga pikëpamja seksuale do keni më shumë mundësi për ta përdorur këtë pjesë të jetës për shërim dhe afrim me dikë që do zhvillojë një lidhje shumë të thellë me ju, komunikimi erotik do jetë më i lartë dhe në përgjithësi do merreni me njerëz të cilët do kenë ndikim për një kohë të gjatë në jetën tuaj. Do ndjeheni më të përmbushur.

Në datën 7 Dhjetor do vijë një hënë e re në shenjën e Shigjetarit, shenjë zjarri si e juaja e cila ju bën të ndjeheni shumë mirë. Kjo hënë e re bashkohet me Jupiterin në Shigjetar dhe ju jep akoma më shumë motivim dhe stimul për aventura të reja, për të kërkuar të vërtetën tuaj shpirtërore, për tu marrë me shkollën, me edukimin, me udhëtime. Dua që të filloni diçka të re pas kësaj hëne sepse është shumë e mirë, shumë mbështetëse për aventurat tuaja. Shumë prej jush do kenë mundësi që të publikojnë, të ndajnë atë që dinë me të tjerët, të udhëtojnë, të japin mësim, të përmirësohen në shkollë, të konkurrojnë në një konkurs eseje dhe të fitoni, brenda ose jashtë vendit. Kjo hënë e re për ju përfaqëson energjinë e edukimit, e marrjes së ceritifikatave, e fitimit të udhëtimeve dhe eksperiencave me shoenzime të paguara e të tilla gjëra. Do jetë moment i mirë për tu marrë me një çeshtje ligjore gjithashtu sepse këto janë gjëra që përfshin fusha e nëntë astrologjike e jetës e cila stimulohet prej hënës së re më datë 7 Dhjetor.

LEXO EDHE:  Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e premte 16 nëntor 2018?

Hëna e plotë në shenjën e Gaforres më datë 22 Dhjetor, do ju prekë në shtëpi. Edhe pse Gaforrja për ju përfaqëson diçka private e cila do bëhet publike dhe këtë nuk e shoh si diçka negative por thjesht si mundësi për tu lidhur më shumë emocionalisht me një gjë që e keni groposur brenda vetes më parë. Në fund të muajit, planeti që ju drejton, do ju “nderojë” me prezencën e tij në shenjën tuaj. Marsi është planet i zjarrtë, i vullnetit, guximit, luftës, dhe ardhja e tij në shenjën tuaj më datë 31 Dhjetor, tregon se do jeni super energjikë dhe se në Janar nuk ka gjë që t’ju ndalë.

Qiell të mbarë.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, lexoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Mund të më dërgoni një mesazh për të porositur librin tim në faqen: AJLEN – libri roman

Ju ftoj të më mbështesni me firmosje në këtë peticion online të hapur për 30 ditë që gjuha shqipe të përfshihet në Kindle: Mbështetja e gjuhës shqipe

Ky intepretim mujor realizohet nga administratorja e faqes Horoscope dhe Harta Astrologjike.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.