Ballina Horoskopi Doni të lexoni një libër por ende nuk keni zgjedhur kush është...

Doni të lexoni një libër por ende nuk keni zgjedhur kush është i duhuri, ja libri që do t’u përshtatet në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

Doni të lexoni një libër por ende nuk keni gjetur të duhurin ?! Duke u bazuar në shenjën tuaj të horoskopit  Reader’s Digest ka disa këshilla.

Dashi: Iliada, Homeri
Nëse dikush ka një udhëheqës ose një luftëtar brenda vetes, ky është Dashi. I fortë, i shtyrë, dhe këmbëngulës, Dashi pëlqen tregime që i respektojnë këto karakteristika. Iliada e Homerit është një histori e lashtë që do të magjepsë Dashin e sotëm, po njësoj. Beteja epike midis njerëzve dhe zotave, dhe, sigurisht, rënia famëkeqe e Trojës, do të prekë natyrën agresive të Dashit. Nuk është kurrë tepër vonë për të lexuar një nga librat më të vjetër, të njohur për njerëzimin.

Demi: Portreti i Dorian Greit, Oskar Uajlld
Demi është një shenjë e tokës, si Virgjëresha dhe Bricjapi, por dallon shumë nga dy të fundit. Megjithëse i qëndrueshëm dhe praktik, Demi i do të mirat materiale dhe vlerëson bukurinë dhe estetikën e shkëlqyer, prandaj Portreti i Dorian Greit, nga Oskar Uajlld përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë shenjë. Romani shqyrton dallimet midis bukurisë fizike dhe asaj të brendshme, një kontrast interesant që Demi mund të lidhet dhe mund të mësojë prej tij.

Binjakët: Rrëfim për dy qytete, Çarls Dikens
Binjakët janë shenjë e dyfishtë. Eshtë një shenjë ku spikat kureshtja dhe përshtatshmëria, por edhe paqëndrueshmëria. Binjakët shpesh janë intelektualë që përpiqen të mësojnë më shumë për botën. Prandaj duket e përshtatshme, që një Binjakët duhet të lexojnë Rrëfim për dy qytete, nga Çarls Dikens. Siç sugjeron titulli, është një histori që përfshin dy anët e një konflikti të madh: anglezët dhe francezët, para dhe gjatë Revolucionit Francez. Me këtë histori, Dikens ofron një perspektivë të shumëfishtë nga shumë personazhe, gjë që Binjakët absolutisht e duan.

Gaforrja: Shtrëngimi, Henri Xhejms
Është koha për një histori me fantazma! Ose, mirë, kështu thonë disa. Shtrëngimi i vidës nga babai i realizmit amerikan, Henri XHejms është lexuar nga disa si një histori me fantazma dhe të tjerë si një tregim i paqëndrueshmërisë mendore. Në libër, një kujdestare mbërrin që të kujdeset për dy fëmijë të vegjël, kur vizione trazuese fillojnë ta dëmtojnë atë. Ndërsa tregimi bëhet gjithnjë e më i errët, kujdestarja mbetet i fortë në lidhjen e saj me fëmijët dhe mbrojtjen e tyre. Ky është një lexim i përsosur për një Gaforre, pasi kjo shenjë përqendrohet thellë te familja dhe është shumë mbrojtëse për marrëdhëniet që i ka shumë të vlerësuara. Përveç kësaj, kush nuk e do një trembje të mirë herë pas here?

Luani: Një Jenki i Konektikatit në oborrin e mbretit Artur, Mark Tuein
Të shoqërueshëm në natyrë, njerëzit e shenjës së Luanit përqendrohen thellë në familje dhe janë shumë mbrojtës për marrëdhëniet që kanë vlerë të lartë. Ata duan të jenë qendra e vëmendjes dhe magjepsjes. Identifikohen me heroin në çdo histori. Luanët janë shumë karizmatikë dhe tërheqës. Kjo është arsyeja pse ata të shenjës së Luanit do të donin të lexonin Një Jenki i Konektikatit në oborrin e mbretit Artur nga Mark Tuein. Ky libër nuk është aq i lexuar sa Hakëlberri Fini, por është gjithësesi një perlë e dashur amerikane. Tregon historinë e një njeriu që është hedhur pas në kohë në mesjetë dhe, i armatosur me njohurinë e së ardhmes, i bind të gjithë që ai është një magjistar i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm. Ju të luanit do ju pëlqejë pa masë ky libër.

Virgjëresha: “Candide”, Volteri
Një nga veprat më të mëdha të satiraës që është shkruar ndonjëherë, “Candide” e Volterit është një kombinim i mrekullueshëm i absurditetit dhe pragmatizmit për shenjën e tokës, Virgjëreshën. Virgjëresha është një shenjë shumë analitike me këmbë në tokë, dhe si e tillë, në një masë të madhe e vlerëson të vërtetën. Njerëzit në këtë shenjë nuk janë aq serioze ose të rëndë sa mund të jetë Bricjapi. “Candide” tregon historinë e një të riu naiv dhe tepër optimist i cili udhëton në botë dhe më në fund arrin të ketë njëfarë sensi dhe prakticiteti. Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës vlerësojnë mësimet e nxjerra dhe janë të lumtur që të qeshin tek lexojnë mes reshtave në këtë roman.

LEXO EDHE:  Si do të jetë fundi i jetës tuaj sipas shenjës së horoskopit

Peshorja: Një kalim në Indi, nga E. M. Foster
Peshoret janë sjellës të harmonisë dhe drejtësisë. Ata e bëjnë qëllim të jetës së tyre që të sjellin të kundërtat së bashku dhe të qetësojnë situatat me tension. Kjo është arsyeja pse çdo Peshore duhet të lexojë Një kalim në Indi, të E.M. Forster. Një roman në lidhje me kolonializmin britanik në Indi dhe konfliktet që shkakton, do të tërhiqte një të Peshores. Një kalim në Indi është një vepër që përfshin përplasjet kulturore, akuza për krime dhe ngacmime seksuale, dhe mbi të gjitha një dëshirë latente që një ditë të arrihet një mirëkuptim.

Akrepi: Lolita, Vladimir Nabokov
Akrepi është një dashnor tepër i zjarrtë. Si të tillë, njerëzit nën këtë shenjë e njohin anën e errët të dashurisë, si dhe anën e mirë të saj, fare mirë. Një Akrep e di se dashuria mund të jetë e rrezikshme, aq sa mund të jetë pasionante. Nuk mund të ketë një libër më të mirë për të lexuar nga Akrepi sesa klasiku Lolita i Vladimir Nabokov. Në kohën e debutimit (dhe ende sot), Lolita ishte absolutisht skandaloz. Në të, një burrë i rritur bie çmendurisht në dashuri me një vajzë të re. Nabokovi përshkruan ndjenjat e protagonistit mashkull, jo duke e dënuar, por me një gatishmëri për të eksploruar mendjen njerëzore. Dashuria, obsesioni dhe tabutë përplasen për një lexim të shkëlqyer për Akrepin.

Shigjetari: Ishulli i Thesarit, Robert Luis Stivenson
Argëtues, aventuresk dhe rinor: janë cilësitë që përcaktojnë një Shigjetar, si dhe romanin e piratëve që i ka rezistuar kohës, Ishulli i Thesarit, nga Robert Luis Stivenson. Kënaquni në mister, aksion, intrigë dhe një ndjenjë mrekullie me librin që ishte baza e filmit Piratët e Karaibeve. Pa marrë parasysh sa të mëdhenj jeni në moshë, Shigjetar, gjithmonë mund të bëni një udhëtim në Ishullin e Thesarit dhe të kaloni një kohë interesante

Bricjapi: Pritjet e mëdha, Çarls Dikens
Bricjapi është më seriozi dhe stoiku i të gjitha shenjave të zodiakut. Prandaj, nuk do të kishte shumë kuptim për t’i dhënë një Bricjapi një komedi apo një roman fantazi. Bricjapët gjithashtu vlerësojnë suksesin, kështu që një histori, ku ngjitesh nga varfëria drejt suksesit, është e duhura për njerëzit nën këtë shenjë. Shtojini pak realitet mizor dhe skemat e shtrembëruara dhe çfarë fitoni? Pritjet e Madhe nga Charles Dickens. Në këtë roman, një djalë me emrin Pip duke ngjitet nëpër radhët e shoqërisë në të njëjtën kohë kur manipulohet me keqdashje nga e moshuara, e vetmuara dhe e frikshmja Miss Havisham.

Ujori: Shtëpia e Gjetheve, Mark Z. Danielevski
Ujori, shumë intelektual dhe idiosinkretik, është me të vërtetë unik në mesin e shenjave të zodiakut. Njerëzit nën këtë shenjë duan të bëjnë gjërat në mënyrën e vet dhe kanë tendencë të mos jenë aspak tradicionalë. Nuk ka asnjë libër më të mirë, atëherë, për një Ujor për të lexuar, se sa Shtëpia e gjetheve nga Mark Z. Danielevski. Konsideruar si një mrekulli e vërtetë e letërsisë postmoderniste, Shtëpia e gjetheve është një roman i cuditshëm e megjithatë interesant. Ju nuk e lexoni, ju e përjetoni atë. Ky roman ju thyen të gjitha kodet dhe do të zhyteni me kokë poshtë në mite mijëvjeçare.

Peshqit: 100 vjet vetmi, Gabriel Garsia Markez
Shumë krijues dhe idealistë, Peshqit pëlqejnë të rrëmbehen nga imagjinata. Për këtë arsye, Gabriel Garsia Markez është autori i përsosur për një Peshk për t’u lexuar. I njohur për përdorimin brilant që i ka bërë realizmit magjik, 100 vjet vetmi është ndoshta vepra më e njohur e Markezit. Ky roman merret me emocione të thella dhe të vërteta botërore dhe me çështjen e vetë kuptimit të jetës, në një mjedis që do t’ju rrëmbejë krejt. /Reader’s Digest 


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook