Ballina Horoskopi E dini si ndryshojnë Peshoret e shtatorit nga ato të tetorit?

E dini si ndryshojnë Peshoret e shtatorit nga ato të tetorit?

Edhe pse i përkasin së njëjtës shenje horoskopi, Peshoret e lindura në shtator ndryshojnë nga ato të lindurat në tëtor. Muaji i lindjes është mjaft i rëndësishëm për sa i përket personalitetit të njerëzve.

Një ëebsite që merret me shenjat e horoskopit, ka realizuar një forum të hapur duke marrë mendimet e njerëzve të ndryshëm, për mënyrën se si e shohin ndryshimin mes dy Peshoreve.

Shumica e personave të cilët kanë shprehur opinionin e tyre, kanë vlerësuar më pozitivisht Peshoret e lindura në muajin tetor.

Ata kanë renditur një sërë ndryshimesh midis shenjave, ku dallohet një duket dallimi mes tyre. Për më tepër zbulojeni më poshtë.

Peshoret e lindura në shtator janë vlerësuar si më gënjeshtare se ato të lindura në tetor. Por nga ana tjetër duket se Peshoret e shtatorit janë më të rregullta se ato të tetorit, të cilat i cilësojnë si të rrëmujshme.

Pavendosmëria e cila është një karakteristikë e veçante e Peshoreve, duket se është më e theksuar te ato të shtatorit. Peshoret e tetorit janë më sportive, dhe nuk para e vrasin mendjen për opinionin e të tjerëve. Ndryshe nga Peshoret e shtatorit, të cilat duket se kanë më tepër nevojë për konfirmim.

Më tepër sociale janë Peshoret e tetorit, ndërsa ato të shtatorit kanë tendencën të jenë më të rezervuar me njerëzit.

Për sa i përket sharmit dhe sensit të humorit, pikët i fitojnë Peshoret e tetorit.