Ballina Horoskopi E shijojnë jetën zgjuar, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që nuk...

E shijojnë jetën zgjuar, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që nuk flenë shumë gjumë

Gjumi është një element shumë i rërndësishëm në jetën tonë dhe sipas ekspertëve të rriturit duhet të flenë 7-9 orë gjumë.

Mirëpo jo të gjithë të rriturit e zbatojnë këtë afat kohor për gjumë. Disa prej tyre abuzojnë me gjumin, duke fjetur më pak nga ç’kanë nevojë.

Ja cilat janë 4 shenjat e horoskopit, të cilat preferojnë ta shijojnë jetën zgjuar dhe bëjnë shumë pak orë gjumë.

1. Dashi
Është e pamundur të dihet nga vjen  burimi i energjisë i dashit, edhe kur nuk flejnë. Ndonjëherë duket sikur nuk kanë nevojë fare për të fjetur. Ata kanë moton: “Unë do të fle kur  të vdes “. Sipas ekspertëve, ata janë shumë aktivë dhe të qenurit të zënë është gjëja më e mirë për një person të shenjës së dashit.
2. Shigjetari
Shigjetari nuk mund të qëndrojë me mendimin se mund të humbasë diçka. Nëse ata udhëtojnë, ata duhet të shohin dhe të bëjnë gjithçka! Ata nuk do ta lejojnë gjumin t’i pengojë që të shijojnë gjërat që i rezervon jeta. Shigjetarët  e dinë sa i rëndësishëm  është gjumi, por nuk e duan atë t’i marrë kohën e tyre.
3. Ujori
Ujorët  tentojnë të gjejnë mënyra për të fjetur edhe më pak. Është e çuditshme. Ata duan të mendojnë për zgjidhjet e problemeve, kështu që mund të qëndrojnë zgjuar gjatë natën. Ujori, sipas intv.al lufton plakjen,  pra mundohen të shfrytëzojnë çdo çast të jetës për të arritur diçka me vlerë. Nuk duan të humbasin kohën kot!
4. Binjakët
Ata mund të planifikojnë të shkojnë në shtrat në një orë të hershme, por pastaj ata qëndrojnë në rrjetet sociale ose planifikojnë udhëtimin e tyre të ardhshëm deri në orët e vona. Ata e duan gjumin, por vëmendja e tyre shpesh kapet te diçka tjetër përveç gjumit. Mendjen për të bredhur e kanë binjakët!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Femrat e kësaj shenje Horoskopi janë partneret ideale