Ballina Horoskopi HËNA e PLOTË kaloi te shenja e BINJAKËVE dhe HOROSKOPI u bë...

HËNA e PLOTË kaloi te shenja e BINJAKËVE dhe HOROSKOPI u bë lëmsh! Ja ç’pritet të ndodhë deri më 30 Nëntor

Hëna e plotë është vendosur në shenjën e Binjakëve për të qëndruar aty deri në fund të nëntorit. Megjithatë ky kalim rastësor, që bie në kundërshti me Marsin, nuk do të jetë edhe aq i frytshëm për disa shenja. Zbuloni ç’do të ndodhë me to.

DASHI: Të lindurit në këtë shenjë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë ditëve të mbetura të nëntorit. Jini sa më të sinqertë dhe shmangni gënjeshtrat dhe thashethemet.

DEMI: Fundi i muajit e gjen Demin ‘’më të varfër’’ se kurrë më parë. Shmangi në mënyrë kategorike shpenzimet e panevojshme. Mos u tundoni nga ofertat fetive apo uljet e mëdha, jeni në një gjendje aspak të mirë dhe duhet të kurseni sa më shumë.

BINJAKËT: Edhe pse Hëna e plotë ndodhet në shenjën e Binjakëve, ata nuk do të mund të përfitojnë nga energjia e saj pasi Marsi do t’ju nxjerrë shumë pengesa rrugës. Mos ndërmerrni nisma që kërkojnë shumë kohë dhe mund, përqendrohuni tek puna aktuale dhe mos mendoni për të ardhmen. Gjërat e mira duan akoma kohë.

GAFORRJA: Gjendja shëndetësore e muajve të fundit ka ngritur një këmbanë alarmi tek të gjitha Gaforret. Hëna e plotë ju këshillon të kujdeseni më shumë për veten gjatë kësaj periudhe. Duhet të hani shëndetshëm, të merrni me aktivitet fizik dhe të kuroni pamjen e jashtme.

LUANI: Në ndryshim nga disa shenja që janë në qendër të kritikave dhe paralajmërimeve këtë fund nëntori, Luani është i lirë të bëjë atë që do. Së afërmi ju pret një udhëtim i këndshëm gjatë të cilit do të hidhni pas gjithë lodhjen e këtij viti.

VIRGJËRESHA: Së shpejti do t’ju ofrohet një mundësi e re pune, që e ëndërronit prej kohësh. Bëni mirë të jeni të përgatitur pasi kjo risi do të ndryshojë plotësisht jetën e Virgjëreshës. Mos hezitoni t’i thoni PO dhe të nisni këtë epokë të re profesionale.

LEXO EDHE:  Parashikimi Ditor, Të Gjitha Shenjat Këtu, Data 1 Dhjetor 2018

PESHORJA: Peshoret duhet të kuptojnë që gjërat nuk priten gjithmonë me thikë dhe nuk janë aq absolute siç i mendojnë ato. Duhet të lëshoni pe në disa raste, të mësoni të adaptoheni me çdolloj situate dhe të tregoheni më të mëshirshëm.

AKREPI: Akrepi është një tjetër shenjë që duhet tregojë kujdes me financat, pasi çdo lëvizje e gabuar mund t’ju kushtojë rëndë. Mos i prekni kursimet pasi do t’ju duhen.

SHIGJETARI: Mos lejoni që problemet e familjes, apo të punës të prekin jetën tuaj në çift, sipas living. Duhet të vini një mur mbrojtës mes situatave të ndryshme dhe t’i jepni gjithësecilës rëndësinë dhe vendin që i takon. Kujdes nëse bëni lojë të fshehtë pas krahëve, herët a vonë të gjitha zbulohen.

BRICJAPI: Ka ardhur momenti t’i thoni MJAFT njerëzve dhe situatave toksike në jetën tuaj. Mblidhni mendjen dhe largohuni sa më parë prej tyre. Hëna e plotë ju këshillon të kaloni më shumë kohë në familje, sidomos me fëmijët që ndihen paksa ‘’të braktisur’’.

UJORI: Dita e fundit e nëntorit, data 30-të, do të sjellë shumë supriza të bukura për Ujorin. Një dhuratë e një njeriu shumë të dashur do të shërbejë si një ogur i mbarë për muajin pasaardhës.

PESHQIT: Keni kohë që jetoni mes dyshimeve, mëdyshjeve dhe pavendosmërisë për një çështje familjare. Kjo situatë nuk mund të zgjasë përjetësisht, kështu që flisni me njerëzit e afërm dhe shpëtoni nga kjo barrë e rëndë.