Ballina Horoskopi Horoskopi: 12 çiftet që dashurohen si të çmendur, por nuk përfundojnë bashkë

Horoskopi: 12 çiftet që dashurohen si të çmendur, por nuk përfundojnë bashkë

Ka gjithmonë pak marrëzi në dashuri, ashtu si ka gjithmonë një copë logjikë në çmenduri.
Kjo frazë e njohur e filozofit të famshëm Friedrich Nietzsche Filozof (1844-1900), le të jetë një justifikim për ju çiftet që, edhe pse duheni, por… për një arsye apo një tjetër, nuk përfundoni bashkë.

Sepse, jo të gjitha përrallat dhe historitë e dashurisë përfundojnë “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë” sepse disa çifte shenjash të zodiakut thjesht nuk janë të destinuara të përfundojnë së bashku.

Pasioni i çifteve me të cilat do t’ju prezantojmë më poshtë do të shuhet po aq shpejtë, sa ç’është ndezur!

Mos prisni zakonisht funde të lumtura, nëse i përkisni një prej 12 kombinimeve të mëposhtme të zodiakut!
Dashi dhe Gaforrja

Demi dhe Shigjetari

Binjakët dhe Peshqit

Gaforrja dhe Bricjapi

Luani dhe Virgjëresha

Virgjëresha dhe Dashi

Peshorja dhe Bricjapi

Akrepi dhe Shigjetari

Shigjetari dhe Gaforrja

Bricjapi dhe Peshqit

Ujori dhe Luani

Peshqit dhe Dashi

Logjika e të rënit në Dashuri, 5 hapat për t’u përfshirë nga ndjenjat

Të rënit në dashuri është pasion-irracional, i pakontrolluar, i egër.

Të rënit në dashuri mund të ndjekë një logjikë që duket e pamundur.

Por Hetty Rombouts, një studiues hollandez, intervistoi studentë dhe zbuloi se ekzistojnë 5 hapat e të rënit në dashuri – dhe duket se këto hapa janë të pandryshueshëm për shumicën e njerëzve.

1. Së pari, një person që takon një tjetër person, duhet të ketë dëshirën për të rënë në dashuri.

Një mashkull ose femër e vendosur, një femër me një fëmijë të sapolindur, apo një i dashur i zhgënjyer mund të mos dojë të bie në dashuri, dhe rrugëtimi i tyre ndalon këtu.

LEXO EDHE:  3 shenjat e horoskopit që japin këshillat më të mira

2. Dhe kur ky person – ta quajmë “Eva”, por mund të ishte edhe “Adami” – është e gatshme për të rënë në dashuri, duhet të takojë atë person që i tërheq vëmendjen.

Kjo mund të ndodhë për shkak se personi tjetër është atraktiv, por ndonjëherë, është e mjaftueshme që personi tjetër është atje. Ky person bëhet objektivi i saj.

3. Së treti, Eva ka nevojë për një shenjë minimale interesi nga objektivi i saj romantik – si një buzëqeshje apo një lëvizje koke-aprovimi kur ajo thotë opinionin e saj.

4. Tani shkojmë në hapin e katërt, ku e lëmë Evën vetëm për disa orë apo madje edhe ditë, në mënyrë që imagjinata dhe ëndërrat e saj të lulëzojnë.

5. Tani, Eva është e gatshme të takojë sërish objektin e dëshirës së saj.

Në këtë hap final, personi tjetër duhet të tregojë një tjetër shenjë aprovimi, për shembull një buzëqeshje, dhe dashuria e Evës nis të çelë.

Çfarë mund të mësojmë nga ky studim për ndjenjat kritike?

Të rënit në dashuri ndihmon në mbajtjen e një marrëdhënjeje që në fillim.

Dashuria, së pari bazohet në pasion; intimiteti duhet të zhvillohet, dhe angazhimi të përforcohet, në mënyrë që të zëvendësojë pasionin, i cili në shumicën e marrëdhënjeve, venitet me kalimin e kohës.

Ky studim nxjerr në pah një këndvështrim të papritur: Kur njerëzit të rënë në dashuri mendojnë se partneri i tyre “është i/e vetmi”, në fakt mund të jetë një tjetër.

Kur jemi të gatshëm për të rënë në dashuri, mund të mos jemi shumë përzgjedhës.

Kjo ndryshom me kohën; angazhimi dhe intimiteti rritet ndërsa pasioni bie

LEXO EDHE:  Karakteristikat e çdo femre sipas shenjës së Horoskopit

. Studiuesit thonë se në disa raste, qoftë edhe çiftet e divorcuara ndjejnë mungesë e njëri-tjetrit, pavarësisht se kanë jetuar në një martesë të pashpërblyer.

Kur pasioni bie, vëmë re se partneri ynë nuk është aq i veçantë sa mendonim, sidoqoft, do kuptojmë se intimiteti dhe angazhimi kanë arritur në atë nivel, sa që i dashuri ynë është vërtetë tashmë “i/e vetmi” për ne.