Ballina Horoskopi Horoskopi ditor nga PAOLO FOX ! Renditja e shenjave për 18 Nëntor...

Horoskopi ditor nga PAOLO FOX ! Renditja e shenjave për 18 Nëntor 2018

DASHI:
Do të jetë një e dielë emocionuese dhe e fortë falë kalimit të Hënës në shenjë. Problemi i vetëm mund të shkaktohet nga Saturni kundër. Ju jeni më reaktivë dhe gjërat po shkojnë edhe më mirë, por disa probleme të mëdha të jetës ende nuk janë tejkaluar. Në dashuri ju nevojiten më shumë garanci. Ata që kanë mbetur të izoluar kohët e fundit duan më shumë qartësi.

DEMI:
Ata që kanë lindur nën shenjën e Demit janë shumë konstruktivë dhe plot imagjinë. Kush ka bërë propozime në dashuri dhe në punë, akoma nuk ka marrë përgjigje. Saturni dhe Marsi janë pozitivë dhe sjellin një pasion të ri dhe shumë kreativitet. Në këtë periudhë do të ketë një mënyrë për të rimarrë formën fizike, pas një fillimi mjaft të lodhshëm të nëntorit. Do të gjeni një mënyrë për të dalë në pah.

BINJAKET:
Dy ditët e fundit kanë qenë stresuese në nivel fizik, por të dielën do të mund të rimerrni veten. Të shtunën keni patur ndonjë problem. Si në punë, edhe në familje nuk i duroni dot më personat që janë kapur shumë pas jush. Në marrëdhëniet që zgjasin prej shumë kohësh duhet pak durim. Duhet të përpiqeni të gjeni pak ekuilibër.

GAFORRJA:
Pjesa e parë e ditës do të jetë interesante, mund të shfaqet ndonjë problem gjatë pasdites. Nëse pas dreke keni një takim, përpiquni ta konfirmoni. Kushtojini vëmendje ndonjë sikleti në dashuri. Nuk është kjo koha që të përpiqeni të rihapni histori të përfunduara tashmë, është momenti të shihni nga e ardhmja.

LUANI:
Ju mund të merrni një konfirmim ose një lajm të mirë të papritur. Do të jetë një e diel interesante edhe për marrëdhëniet me të tjerët. Ata me një problem familjar mund të përpiqen ta zgjidhin atë. Marsi nuk do të jetë më kundër, kështu që mund të ketë një pikë kthese në një çështje personale. Ata që kanë bërë një kërkesë janë gati të marrin përgjigjen që prisnin. Ju keni më shumë shpresë tashmë.

LEXO EDHE:  Fat i keq për këto 3 shenja Horoskopi! I ka mallkuar shigjetari

VIRGJERESHA:
Nuk është rasti që të rrethoheni me njerëz shumë të fortë, nëse i lini ata të hyjnë në jetën tuaj, më pas mund të lindë edhe një problem për karakterin tuaj, edhe pse fillimisht duket se do të keni shumë përfitime. Mos kërkoni njerëz që do të ndërhyjnë shumë në jetën tuaj. Nëse keni pasur probleme fizike në ditët e fundit, nga e diela pasdite do të jetë më mirë.

PESHORJA
Në këtë ditë do të duhet të verifikoni nëse ka unitet në një lidhje. Kush ka lindur nën shenjën e Peshores ndonjëherë i vë në provë të tjerët. Nëse doni një person përpiquni ta vini gjithmonë në provë, për të parë nëse marrëdhënia është e fortë. Në këtë periudhë është e rëndësishme të bëni zgjedhje në nivel profesional, që do i japin frytet në vitin 2019. Ka lajme që do ju vijnë shpejt.

AKREPI:
Faza negative që zgjati dy ditë është lënë pas tashmë. Marrëdhëniet që u mbijetuan ditëve të së shtunës dhe të premtes tani janë më të lehta për t’u menaxhuar. Kohët e fundit jeni shumë nervozë. Dikush duhet të zgjidhë një problem në punë, ndoshta ndonjë person nuk bie dakord me idetë tuaja dhe ju vihet kundër.

SHIGJETARI:
Reja e zezë që ju ka shoqëruar gati-gati 48 orë tani është pothuajse e ikur. Raportet që kanë arritur të shkojnë përtej stresit të së premtes dhe të shtunës do të jenë më të lehta për t’u menaxhuar dhe pjesa e dytë e ditës do të jetë edhe më e mirë. Duhet pranuar se për disa ditë ju jeni shumë nervoz dhe kjo ju bën të vështirë. Për më tepër, dikush thirret për të zgjidhur një problem pune që ai kurrë nuk ka imagjinuar se duhet të përballet. Prandaj, këshilla në këtë rast – përballë një ndryshimi të jashtëm – është të veproni me kujdes dhe siguri. Ju mund ta gjeni veten duke u marrë me dikë që ju kundërshton dhe nuk i miraton idetë tuaja.

LEXO EDHE:  Të vetmet arsye përse shenjat e zodiakut ndahen nga partneri

BRICJAPI:
Dita e së Dielës do të jetë mjaft interesante në mëngjes, ndërsa nga pasdita e tutje do të ketë një farë rënie. Në këto ditë ju mund të jeni të detyruar të mendoni përsëri për një situatë të pakëndshme që keni pasur kohët e fundit. Natyrisht, si të gjitha qeniet njerëzore, edhe ju mund të vendosni të rishikoni hapat tuaja. Megjithatë, krahasuar me shenja të tjera, nuk jeni të gatshëm të pranoni aq lehtë se keni gabuar. Për disa javë këshilla nuk është të thoni jo në jetën sentimentale apo në biznes, veçanërisht nëse nuk jeni më të sigurt për atë që mendoni. Përndryshe, rreziku i vërtetë në dhjetor është të rishikoni hapat tuaja. Një situatë e tillë është gjithmonë shumë e komplikuar për ju për të menaxhuar dhe pranuar.

UJORI:
Pjesa e dytë e së dielës do të jetë interesante: gjendeni në një gjendje force dhe kjo ka pasoja mbi jetën e të tjerëve. E juaja është një shenjë shumë komunikuese, por kohët e fundit ju është dashur të përballeni me një tradhëti, zhgënjim, që duhet ta lini pas. Duke nisur nga 15 nëntori, Marsi ka një pamje më interesante dhe, të gjithë ata që kanë një aktivitet apo po reflektonin mbi mundësinë për të blerë apo shitur, do të duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Keni nevojën të mbyllni ndonjë vrimë nga pikëpamja financiare, që është hapur kohët e fundit.

PESHQIT:
Nuk mund ta bazoni gjithmonë jetën tuaj mbi atë që keni bërë: duhet të bëni llogaritë edhe me të rejat. Disa marrëveshje apo kontrata të së shkuarës duhen riparë: në këto momente aktiviteti juaj është në fije të perit, ose po ndryshon për shkak të një telashi. Nga pikëpamja sentimentale, të gjithë ata që janë në një marrëdhënie, tani po kërkojnë diçka të re. Këshilla është të mos shkaktoni konfuzion. Në fushën sentimentale shkoni në kërkim të konfirmimeve që keni humbur. Të gjithë ata që për momentin bashkëjetojnë me një tjetër person, duhet të kenë ndonjë garanci më shumë.

LEXO EDHE:  Cilat janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme, 6 dhjetor 2018?