Ballina Horoskopi Horoskopi ditor nga PAOLO FOX! Renditja e shenjave për datën 27 Nëntor...

Horoskopi ditor nga PAOLO FOX! Renditja e shenjave për datën 27 Nëntor 2018!

DASHI:

Këto janë ditë shumë të zëna. Sot dhe nesër do të shihni praninë shumë interesante të hënës, Mërkurit, Uranit dhe Jupiterit dhe, për këtë arsye, shtytja sigurisht nukd o të mungojë. Një shtytje edhe për rebelim: megjithatë, këshilla është që të qetësoni tonet dhe të mos krijoni polemika. Është rasti për të groposur nxitjen për luftë, sepse rreziku real është të jetoni një fundjavë shumë të rëndë. Kushtojini vëmendje takimeve: duhet të siguroheni që të rikonfirmoni diçka. Nga pikëpamja fizike mund të përjetoni rënie, por rikuperimi do të jetë mjaft i shpejtë.

DEMI:

Edhe pse Hëna është joharmonike, duhet pranuar se ju jeni duke reaguar mjaft mirë ndaj provokimeve që vijnë nga yjet. Nga pikëpamja sentimentale dhe familjare, do të keni nevojë për të sqaruar disa rrugë. 48 orët e ardhshme do të gjenerojnë një moment bllokimi ose përpjekjeje të madhe. Këshilla, prandaj, është që të bëni kujdes dhe, në përgjithësi, të mos bëni sforcime. Do të jenë dy ditë me goxha polemika.

BINJAKET:

Eshtë e vërtetë që i doni ndryshimet, por i fundit ka ardhur në verë. Praktikisht nuk është e mundur të ndryshoni drejtimin vazhdimisht. Nëse po jetoni një periudhë pa shumë qetësi, rikthimi në hapat tuaj nuk përbën sigurisht lëvizjen e duhur. Për shkak të një aspekti kontraktual apo ligjor që keni firmosur, në këtë moment jeni shumë të kushtëzuar nga ngjarjet, apo ju duhet të vërtetoni pafajësinë tuaj përballë një problemi. Eshtë e domosdoshme të bëni kujdes, duke shmangur provokimet.

GAFORRJA:

Dëshira për të provuar emocione është pjesë integrale e jetës suaj. Në fakt është e mundur që ju jetoni vetëm me punë. Kush nuk mendon për dashurinë përfundon shumë ia caruar dhe trishtuar. Pra duhet të rekuperoni. Ditët deri të premten do të jenë ideale për marrëdhëniet me të tjerët, dhe mund të rezultojnë shumë të dobishme për të rigjetur anën romantike tuajën, që në nëntor ka mbetur e fshehur. Dhjetori do jetë muaji i emocioneve të rigjetura.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat e horoskopit që 'fatkeqësisht' nuk do të jenë kurrë bashkë si një çift

LUANI:

Hëna është në shenjën tuaj, por nuk është aspekti i vetëm pozitiv që karakterizon këtë periudhë. Ju keni një Mërkur të shkëlqyer, një Diell të shkëlqyer, një Jupiter të favorshëm. Kjo është arsyeja pse ju mund të kuptoni se diçka po ndryshon në një mënyrë pozitive. Disave prej jush mund t’u ndodhë më parë, të tjerëve më vonë, por me siguri do të vijnë ngjarje të reja. Shumë prej jush do të jenë protagonistët e një shpëtimi dhe është e mundur që disa tashmë mund të kenë diçka vërtetë të rëndësishme në mendje. Edhe në fushën sentimentale këto ditë do të jenë në gjendje t’ju japin një shpërblim të fortë energjie.

VIRGJERESHA:

Disa prej jush kanë një qëllim të qartë në mendje. Kjo do të thotë për të zgjidhur një problem të punës ose për të zhbllokuar një marrëveshje që kishte gjetur disa pengesa. Ndoshta në këtë periudhë mund të ketë njerëz që duhet domosdoshmërisht të heqin qafe një lidhje dhe nuk është e lehtë të kuptohet. Të gjitha këto probleme mund të shkaktojnë shumë stres. Rreth të premtes, megjithatë, diçka mund të zgjidhet. Sidoqoftë, ka gjithmonë një sasi të caktuar lodhjeje dhe shqetësimi tek ju. Këshilla është t’i rezistoni tundimit për të hedhur gjithçka në erë.

PESHORJA:

Fakti që në javët e fundit ka patur probleme në fushën sentimentale, apo ka patur harresa dhe situata ftohtësie, vjen prej punës, e cila është shumë e komplikuar dhe nuk arrini të ruani një ekuilibër. Disa prej jush duhet të bëjnë hesapet me një situatë të fortë stresi, mbi të gjitha at a që kanë më shumë përgjegjësi dhe që duhet ta çojnë përpara javën, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo e fundit në çdo rast do të mbyllet me një përqafim dashurie. E shtuna dhe e diela do jenë interesante për të gjithë ata që kanë dëshirë të pajtohen me një person, apo që kanë ndërmend të bëjnë projekte afatgajtë.

LEXO EDHE:  Shenjat e horoskopit në renditje nga më të mirët, tek më djallëzorët

AKREPI:

E marta do jetë e lodhshme. Shumë prej jush kanë një situatë acarimi në punë. Duhet nënvizuar se si marrëdhënie ekzistuese me Gaforren, Luanin dhe Peshoren duket e sinqertë dhe besnike. Duhet të mbyllni ato situata që nuk ju ngjallin më interes. Do të jenë 48 orë të vështira edhe nga pikëpamja fizike. Dëshira e përbashkët është për emancipim dhe mbi këtë bazë do ketë ndryshime dhe reagime të kundërt. Në këtë periudhë është e rëndësishme t’i jepni hapësirë ndjenjave. E diela do jetë ditë e favorshme për dashurinë.

SHIGJETARI:

Kush është pak nervoz ose i acaruar në këtë kohë, është sepse nuk dëshiron më, që të bëjë jetën e zakonshme. Ata që kanë pasur shansin të ndryshojnë gjatë muajve të fundit, ndoshta edhe kanë rrezikuar, por tani ata janë të lumtur që kanë bërë diçka të re dhe përfitojnë prej saj. Në këto 48 orë do të duhet të luftoni, por do të ketë diçka pozitive dhe interesante.

BRICJAPI:

Nuk i braktisni qëllimet tuaja, por as nuk i pranoni gabimet tuaja, prandaj është e vështirë t’ju shikosh të ktheheni pas. Nuk do të jetë një ditë e shkëlqyer, prandaj shmangni ironitë e kollajta, që mund të ndikojë në marrëdhëniet sentimentale dhe profesionale. Do të ketë gjithashtu mundësi që dikujt t’i duhet të kalojë një shqetësim të një natyre fizike.

UJORI:

Hëna kundër sjell pak acarim, por nuk është një periudhë krejt negative, ka energji që duhet shfrytëzuar. Në muajt e fundit keni patur shumë probleme, edhe njëri pas tjetrit. Të gjithë sikletet duhen zgjidhur. Fundjava do jetë e rëndësishme në përgjithësi, por edhe për marëdhëniet sentimentale.

LEXO EDHE:  Ja çfarë tregon shenja e horoskopit për karrierën tuaj!

PESHQIT:

Nëse keni patur një problem ekonomik apo personal kohët e fundit, do jetë e domosdoshme ta kaloni. Nga dhjetori do keni shumë për të rekuperuar. Kush është vetëm prej kohësh në dashuri, mund të ketë një takim special. Në këtë fazë dukets e keni vështirësi për të bërë gjërat. Ndonjë çështje ligjore apo ekonomike për të zgjidhur, me një person të lidhur me të shkuarën.