Ballina Horoskopi Horoskopi i PAOLO FOX për ditën E HËNË, 19 NËNTOR 2018

Horoskopi i PAOLO FOX për ditën E HËNË, 19 NËNTOR 2018

DASHI:

Ditë shumë e fortë, në sajë të pozitës së mirë të Jupiterit, si dhe periudhës që do të vijë! Ju keni një dëshirë të madhe për të rikuperuar kohën e humbur në pritje të së premtes dhe të shtunës së ardhshme. Ju mund të tërhiqeni nga një Dem ose një Ujor. Gjendja juaj e rinovimit do të zgjasë me javë. Miqësitë e reja tani numërohen më shumë.

DEMI:

Ndryshimet e mëdha në jetë nuk mund të trajtohen në dy ditë, por në muaj të tërë. Ju jeni duke pritur për një përgjigje ose keni ndërmarrë një hap të rëndësishëm, me të cilin ende duhet të mësoheni. Yjet ju mbrojnë nga një pikëpamje financiare, veçanërisht nëse jeni i lidhur me bashkëpunëtorë të besueshëm, por ndoshta jeni duke shpenzuar shumë para! Marrëdhënie të mira me Dashin dhe Ujorin.

BINJAKET:

Kjo është java e fjalës për ju. Dikush do ju shkruajë, ose ndoshta do të jeni pikërisht ju që do të dërgoni mesazhe, tek një institucion apo dikush që ju detyrohet diçka. Nga pikëpamja ligjore dhe financiare, nuk është periudhë e dobishme për të bërë gjëra të mëdha, më mirë të prisni yje më të mira dhe të shmangni rreziqet! Përpiquni të jeni të matur, mbi të gjitha me paranë. E premtja 23 dhe e shtuna 24 do të jenë ditët më të mira për kontaktet.

GAFORRJA

Ditë me tension të madh që megjithatë hap një javë premtuese, me një fundjavë që do jetë pozitive. Në këto 24 orë, megjithatë, nuk keni dëshirë të punoni, mbi të gjitha nëse duhet të jeni në kontakt me persona jo miqësorë ndaj jush. Tensione të forta priten, edhe pse keni të bëni me dikë që nuk është më pikë referimi në dashuri. Nga pikëpamja sentimentale, mund të krijohet ndonjë pasiguri: gjithë kjo do ju sjellë vonesa që nuk do ju lejojnë të bëni zgjedhje të rëndësishme.

LUANI:

Ju jeni në një gjendje force që do të zgjasë për tërë javën! Qiell i bukur edhe për projekte të reja, me diellin që do të vijë nga e enjtja për t’i dhënë forcë ideve dhe energjisë. Kush ka qenë keq kohët e fundit, ka pasur një aksident apo vetëm një problem, tani po shërohet. Ata që janë braktisur kohët e fundit janë të vetëdijshëm se ish-partneri nuk është duke bërë shumë mirë … Qiell i dobishëm për të rifituar besimin në aftësitë tuaja dhe për t’u përgatitur për beteja të reja, madje edhe ato që keni braktisur dhe në të cilat mund të ktheheni të jeni protagonistë.

VIRGJERESHA

Një ditë e kujdesshme për ju, që gjithmonë jeni të kujdesshëm që të mos bëni hapa të rremë, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike dhe ajo e punës. Bëni kujdes edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Ju keni nevojë për sukses dhe të riorganizoni jetën tuaj: për një kohë ju jeni tërhequr nga papërsosmëria sepse misioni juaj është të ndihmoni të tjerët të jenë të përsosur! Por kur abuzohet me durimin tuaj, ju zemëroheni. Mes të premtes dhe të shtunës ju mund të largoni nga vetja dikë për një situatë që nuk ju pëlqen.

PESHORJA

Jeni shumë të stresuar në këtë periudhë kjo edhe për fajin tuaj, duke qenë se keni pranuar shumë detyra dhe duhet të bëni më shumë gjëra se sa parashikoni. Por nga e marta do të ketë rekuperim. Hëna në kundërshti do të shkaktojë ndonjë vonesë apo probleme me ortakë dhe bashkëpunëtorë. Do të donit të bënit gjëra por disa ju bllokojnë e të tjerë vendosin në vendin tuaj. Në disa raste keni pranuar gjëra që nuk ju pëlqejnë, si në punë dhe në dashuri, dhe tani shfaqen probleme!

AKREPI

Ditë e fortë, ashtu si dhe e gjithë java! Deri të mërkurën yjet janë shumë mirë, me një të enjte pak në rënie por një e diel fantastike. Duket se largohen retë që kanë errësuar për shumë kohë jetën tuaj. Kush është vetëm apo dëshiron të forcojë një ndjenjë nga dhjetori do të ketë Venusin në anën e vet, që do të hyjë në këtë shenjë e do të sjellë avantazhe. Gjithçka që lind në këtë periudhë mund të bëhet e rëndësishme në pritje të së ardhmes.

SHIGJETARI:

Jeni në një gjendje ndryshim të madhe që mund të sjellë disa privime. Kushdo që ka nisur një rrugë të panjohur ose të pasigurt, duke hequr dorë nga një program në favor të tjetrit, tani është gjysmë i lumtur sepse ka rifituar lirinë, por ka humbur disa siguri. Dielli do të hyjë në këtë shenjë të enjten: ky është një element i forcës më shumë për dashurinë, mos e nënvlerësoni!

BRICJAPI:

Po ballafaqoheni me një periudhë presioni të fortë dhe kjo e hënë, ashtu si dhe ajo e së martës, do të jetë një ditë e vështirë! Ju jeni duke luftuar me çështjet personale dhe të punës dhe të paktën për dy ditë ju do të jeni shumë polemikë. Ata që ju kanë thënë “jo” në dashuri mund të mendojnë për këtë gjë përsëri brenda këtij muaji. Ata që kanë përjetuar një përvojë negative, ndoshta një braktisje ose tradhëti, po përpiqen të zgjidhin të gjitha problemet e tyre: në dhjetor, në këtë kuptim do të vijnë zgjidhje të mira!

UJORI:

Në 48 orët e ardhshme janë të favorizuar kontaktet, udhëtimet dhe marrëdhëniet me qytete të tjera. Prej disa kohësh ju ka kapur një dëshirë e fortë për të dalë në pah dhe gjysma e parë e vitit kishte shumë prpivime për ju, sepse situatat e lindura në verë nuk kanë çuar askund dhe dikush mundet që edhe të ketë humbur ndonjë shans. Por tani ktheheni të jeni më pozitivë dhe nga e enjtja edhe më shumë! Edhe dashuria në këtë periudhë duket e favorizuar, kështu që dëgjoni zemrën!

PESHQIT

Orë të rëndësishme për të folur për paratë! Kush ka pranuar një transferim tani ka ndryshuar jetën apo thjeshtë ka zvogëluar ekspozimin ndaj punës. Disa duan të jenë më shumë në shtëpi me familen. Ajo që ju mungon tani është disponueshmëria për të dashuruar. Mund të keni një farë lodhje për faktin që shpesh herë i zgjidhni të vetëm problemet.