Ballina Horoskopi Horoskopi i Paolo Fox për ditën e shtunë, 24 nëntor 2018

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e shtunë, 24 nëntor 2018

DASHI:

Optimizmi është sigurisht një nga virtytet tuaja të pavdekshme, së bashku me dëshirën për të qenë me të tjerët, për të kërkuar miq të rinj dhe për të qenë mirë me ta. Gjatë kohëve të fundit disa janë mbyllur në vetvete dhe kështu ju duhet të hapeni pak më shumë dhe ditët e së shtunës dhe të së dielës do të jenë ato të duhurat, për ta bërë këtë. Jupiteri dhe Dielli janë në gjendje të mirë dhe do t’ju japin një dorë. Gjatë fundjavës një dashuri e jetuar jashtë qytetit ose një takim mund ta ndryshonte jetën tuaj.

DEMI:

Në këtë fazë do të ishte e këshillueshme të kishit një person argëtues pranë jush. Fundjava do të jetë interesante, në sajë të një horoskopi të shkëlqyer dhe hënës së favorshme. Dielli nuk është më kundër prej të enjtes. Ju do të ndiheni më mirë, mund të keni ndonjë problem ekonomik ose në punë, por në përgjithësi kjo periudhë do të ketë më shumë energji. Nëse dashuria nuk shkon siç duhet dhe një përgjigje vonon për të arritur, afati i pritjes nuk do të shkojë përtej fundit të nëntorit.

BINJAKET

E shtuna do të jetë një ditë force dhe e diela dashurie. Dikush dëshiron të jetojë një eksperiencë sentimentale. Por këto ditë keni ndonjë planet kundër, kështu që bëni durim nëse jeni kundër dikujt apo nëse keni ndryshuar punë kohët e fundit. E vërteta është që doni gjithmonë të jetoni risi. Kush ka prej shumë kohësh të njëjtin stil jetese është mërzitur dhe dëshiron të ndryshojë.

GAFORRJA

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju (12-18 Mars)

Priten emocione në fundjavë, e diela do të jetë dita e duhur për takimet dhe marrëdhëniet. Nëse po kërkoni një takim dashurie apo keni diçka për të sqaruar, ky është momenti i duhur për të bërë një hap përpara. Gjatë fundjavës keni patur ndonjë siklet sa i përket ndjenjave: ndokush ka marrë një propozim dhe nuk di nëse duhet ta pranojë, dhe ndokush e ka tashmë një histori dhe është i kënaqur. Në dhjetor duhet të merrni një vendim.

LUANI:

Gjithçka që nuk mund të merrni në nëntor, nuk do të jetë e lehtë për ta arritur në dhjetor, veçanërisht për çështjet sentimentale. Ata që nuk janë të kënaqur me një marrëdhënie do të duhet të nxjerrin thonjtë. Nëse dikush përpiqet t’ju pengojë, është vetëm duke humbur kohë, sepse ju do të jeni në gjendje të kapërceni vështirësitë. Harrojeni njerëzit që kanë qenë negativë në jetën tuaj. Nga janari emocionet do të fluturojnë.

VIRGJERESHA:

Ju jeni të zemëruar me dikë dhe sipas mënyrës tuaj të të bërit të gjërave, mund të vendosni ta thirrni këtë person për sqarim. Gjëja për të bërë do të ishte që të shfrynit zemërimin. Kush ka një afërsi me një Luan, Dash, Shigjetar ose Ujor do të ketë më shumë lehtësi. Ata që kanë me një Peshore, Gaforre ose Akrep, mund të kenë tensione. Jini të kujdesshëm sepse dikush mund të jetojë momente të vështira nga mbrëmja.

PESHORJA:

Nëse po kaloni një moment acarimi dhe pasigurie, përpiquni të ecni me qetësi sepse në veçanti dita e së dielës do të jetë nervoze. Ditë interesante e shtuna për marrëdhëniet e punës dhe kush nuk punon në fundjavë mund të ketë një ide interesante për të vënë në praktikë ditët e ardhshme. Në dashuri emocionet nuk menaxhohen kollaj, kujdes mos u dashuroni me dikë që është lidhur tashmë apo që ndodhet shumë larg.

LEXO EDHE:  Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 14 Nëntor 2018

AKREPI:

E shtuna dhe e diela do i dedikohen dashurisë dhe do përjetohen me emocione. Dita e dielë do të jetë joshëse në nivel sentimental. Ju interesojnë marrëdhëniet që nuk sjellin probleme. Përpiquni të mos kërkoni situata të vështira për t’u menaxhuar. Kush është ndarë po kërkon vetëm argëtim.

SHIGJETARI:

E juaja është shenja e lirisë; nganjëherë, duke i dhënë vetes liri, megjithatë, do të thotë të privoni veten nga ndonjë siguri. Të gjithë ata që deri para pak muajsh kishin një marrëdhënie të qëndrueshme, në dashuri, në familje ose në punë, tani vendosin të ndryshojnë ose të heqin dorë nga ajo që kishin, ose ende jetojnë një fazë të stresit intensiv, sepse ata do të dëshironin të ndryshonin, por s’mund ta bëjnë këtë. Këshilla është që të bëni gjithçka të qartë, sepse një ditë tjetër si e premtja mund të krijojë konflikte të vogla.

BRICJAPI:

Mbi të gjitha, burrat e shenjës, për momentin, kanë lënë mënjanë dashurinë dhe po përkushtohen për karrierën e tyre. Nga ana tjetër, gratë janë më të vendosura dhe ato që i kanë thënë jo një historie, në dhjetor mund të rishikojnë hapat e tyre. Një dashuri mund të jetojë në një formë disi të fshehur, ndoshta edhe pak të dekriptuar dhe jo e dukshme. E diela do të jetë një ditë pak si pa humor: nëse ka probleme, merruni më mirë me to menjëherë.

UJORI:

Shenja juaj është e njohur për sensin e madh të miqësisë dhe disponueshmërisë, arrini të jepni më të mirën edhe nëse lodheni. Këto ditë lodhja do të ndihet. Ndoshta që javën e kaluar, keni patur një shqetësim të vogël, gjithnjë për shkak të shpërqëndrimit. Kur ka nevojë të kontrolloni diçka që nuk shkon, duhet të jeni më të përqëndruar. Sot keni më shumë dëshirë për të dashur: por mos harroni se në dhjetor të gjitha marrëdhëniet e ndërlikuara mund të mbërrijnë në një pikë pa kthim.

LEXO EDHE:  Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 12 dhjetor 2018?

PESHQIT:

Nëse mungon dashuria, në dhjetor mund të kthehet! Ndoshta në kohët e fundit keni harruar një rrugëtim sentimental, ose ndoshta po ndryshoni jetë, me gjithë sa kjo mund të sjellë. Sigurisht për shkak të gjithë konflikteve që po jetoni në këtë periudhë, kjo kohë është komplekse emocionalisht për ju. Që prej të enjtes mbrëma dikush nuk ndjehet mirë. Më mirë qëndroni larg përplasjeve, keni nevojë për pushim, por dita do të jetë plot ngjarje. Ju keni gjithmonë energji, askush nuk ju mund dot, por jeni edhe person emocional dhe ndonjëherë ndjeni lodhjen.