Ballina Horoskopi Horoskopi i PAOLO FOX për sot, e mërkurë 28 nëntor 2018

Horoskopi i PAOLO FOX për sot, e mërkurë 28 nëntor 2018

DASHI:
Dashuritë që kanë lindur në periudhën e fundit lënë për të dëshiruar, megjithatë ato që kanë patur një krizë në nëntor, do të kenë mundësinë të rekuperojnë mes Dhjetorit dhe Janarit. Urani do të jetë sërish në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë se do keni dëshirë të braktisni të gjitha situatat që tashmë nuk janë më pjesë e juaja. Pëpriquni të mos acaroheni dhe ta zgjidhni një problem deri të enjten.

DEMI:
Ditët e fundit keni qenë nën presion dhe ju ka ndodhur edhe të humbni durimin. Edhe të enjten do të ketë një farë acarimi, ashtu si dhe në pjesën tjetër të javës. Por mos u dëshpëroni sepse e shtuna dhe e diela do jenë ditë më interesante. Këshilla është që të veproni me qetësi dhe të prisni momentin e duhur duke shmangur probleme apo keqkuptime.

BINJAKET:
Kush ka një rol ku është e nevojshme të komandojë, tani do vihet më pak në provë. Keni ndonjë problem që lidhet me marrëdhënien me të tjetrët. Kush ka një kompani mund të ketë vështirësi me furnizuesit apo ortakët. Flisni me maturi, sidomos të nejten dhe të premten. Nuk keni shumë siguri, ndaj edhe për këtë arsye ndjeheni pak mendueshëm.

GAFORRJA:
E mërkura dhe e enjtja do jenë ditë interesante dhe do jeni protagonistë të një evolucioni, që lidhet me njohjen e njerëzve të rinj dhe me udhëtime të reja. Dhjetori që do të nisë të dielën do jetë shumë i rëndësishëm për ndjenjat. Nëse në fundjavë jeni me një person por dëshironi një tjetër, apo kërkoni një marrëdhënie dhe refuzoheni, mund të keni një moment nervozizmi të madh.

LEXO EDHE:  Të pasurit ngrijnë trurin e tyre për ta rikthyer në jetë pas 200 vjetësh

LUANI:
Duhet thënë se të lindurit në shenjën e Luanit janë persona që shpesh kanë dëshirë të komandojnë. Kohët e fundit keni vënë re se disa situata kanë mbaruar dhe që ka ardhur momenti të rekuperoni. Në 6 muajt e fundit dikush ka patur probleme pune, të tjerë janë ndjerë keq. Ka ende ndonjë dyshim në dashuri, Dhjetori nuk do jetë muaj i qartë, sidomos për ata që duhet ta mbyllin me të shkuarën por ende nuk kanë patur mundësi ta bëjnë.

VIRGJERESHA:
Kjo është një fazë me tension, sidomos për meshkujt që ende nuk kanë gjetur një pikë referimi në punë. Dikush ka bërë apo dëshiron të bëjë një ndryshim, të tjerë punojnë në një shoqëri që po zhvillohet. Nuk do jetë e lehtë të përshtateni me këto ndryshime. Më të rinjtë punojnë me kohë të pjesshme, edhe ata do kenë një farë acarimi. Dashuria do të kthehet protagoniste në dhjetor, prandaj mos e nënvlerësoni.

PESHORJA:
Eshtë periudhë e mirë dhe tani mund të mbështeteni edhe në pozicionin e mirë të Jupiterit. Këto ditë do keni dëshirë të flisni për dashurinë. Të shtunën dhe të dielën Hëna do jetë në shenjën tuaj, pra do keni edhe më shumë energji. Nuk do të mungojnë situatat interesante dhe qetësia në familje. Ju jep entuziasëm planifikimi i të ardhmes tuaj.

AKREPI:
Që në mëngjes do kuptohet se nuk do të jetë një ditë entuziasmuese. Mbase do ndiheni të lodhur, nervozë dhe të acaruar. Një vonesë apo një defekt mund t’ju kushtëzojnë dhe prishin ditën. Mes të enjtes dhe të premtes do jenë ditë të favorshme për ndjenjat. Në dhjetor do qartësohen shumë gjëra dhe do riktheheni protagonistë në dashuri.

LEXO EDHE:  Si do të dukej bota nëse do të sundonin këto shenja horoskopi

SHIGJETARI:
Do jetë ditë interesante për marrëdhëniet në dashuri dhe punët e reja, falë influencës së mirë të Diellit dhe planetëve Jupiter dhe Mërkur. Keni shumë dëshirë për të vepruar. Me këtë skenar e ardhmja përvijohet interesante: kush ka një veprimtari krijuese mund të shkojë përtej horizontit, ndërsa të tjerë janë pak më të lodhur sepse po takojnë shumë njerëz dhe po bëjnë shumë gjëra, por janë të kënaqur për faktin që futen në lojë duke rrokur mundësitë.

BRICJAPI:
Ju të Bricjapit nuk dorëzoheni kurrë, karakteristikë tipike e kësaj shenje, dhe mendoni e arsyetoni vazhdimisht. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë rekuperimi, nga një fillim jave negativ. Një moment force, pavarësisht një faze rishikimesh në dashuri: gjithçka që nuk ka shkuar mirë në nëntor, nga pikëpamja sentimentale, mund të rekuperohet në dhjetor.

UJORI:
Do jetë ditë me yje që bien ndesh mes tyre, një shenjë kjo që duhet të bëni të qartë disa gjëra. Kush ka patur një problem në dashuri është më i acaruar se të tjerët, ashtu sikurse ata që nuk bien më dakord me një person apo ndjejnë nevojë të ndryshojnë jetë. Fizikisht jeni pak nervozë dhe dyshues, por fundjava do ndihmojë situatat në familje dhe marrëdhëniet me të tjerët. Kujdes nga shpërqëndrimet!

PESHQIT:
Nëse përballeni me probleme nga e kaluara është e qartë që ende ju duhet të zgjidhni disa situata. Ditë interesante, më e mira e javës për të qenë të kuptuar apo për të kuptuar dikë që keni pranë. Nëse një person ju pëlqen, lini një takim mes të shtunës dhe të dielës dhe shfrytëzoni rastin! Kush është vetëm dhe dëshiron të bëjë njohje, do ketë mundësi suksesi në fundjavë.

LEXO EDHE:  Ja cilët janë 10 aplikacionet që konsumojnë më shumë baterinë në Android