Ballina Horoskopi Horoskopi javor! Ja çfarë ndodh me secilën shenjë, 10-16 Shtator

Horoskopi javor! Ja çfarë ndodh me secilën shenjë, 10-16 Shtator

DASHI (21. mars – 20. prill)
Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete mjaft e trazuar këtë jave. Do jeni me tepër xheloze nga sa duhet dhe do debatoni për gjene me te vogël me partnerin. Beqaret do preferojnë aventurat me shume sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jene te mëdha dhe ne çdo moment te ditës. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe gjendja financiare nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ndryshoni sa me pare strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme për pjesën me te madhe. Shmangni edhe kafene, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t’u ndier me ne forme. Ne pune vështirësitë do jene goxha te mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget do arrini atje ku doni, ne te kundërt do vazhdoni gjate te qëndroni atje ku jeni. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.

DEMI (21. prill – 21. maj)
Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do thellohet me tepër. Beqaret do pranojnë te njihen me personat qe do i joshin dhe disa mund te afrohen edhe me tepër nga fundjava. Zemra do ju rrahe edhe me fort. Financat do kenë përmirësime te paimagjinueshme. Edhe vete nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjera pozitive. Shëndeti gjithashtu do jete i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin qe ju ka munduar deri me sot. Ne pune do i përkushtoheni me pasion çështjeve te rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. familja nuk do jete ne periudhën me te mire.

BINJAKET (22. maj – 21. qershor)
Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.

LEXO EDHE:  Tre shenjat më impulsive të horoskopit

GAFORRJA (22. qershor – 22. korrik)
Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.

LUANI (23. korrik – 22. gusht)
Perspektivat janë goxha te mira këtë jave për gjithë te dashuruarit. Do ja kaloni mire me partnerin dhe do i lini pa krahëve te gjitha pengesat qe keni hasur ne te shkuarën. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime impresionuese dhe do jete ne anën e tyre përzgjedhja e personin te duhur. Financat do jene prioritare ne çdo moment. Do e frenoni veten kur te kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jete i keq. Shëndeti do jete me i qëndrueshëm se një jave me pare. Do kujdeseni për veten dhe do ushqeheni si duhet. Edhe gjendja psikologjike do jete e shkëlqyer. Ne pune do ketë ndryshime te mëdha sidomos për ata qe kane qene te papune deri me sot. Shfrytëzojini te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Me familjaret do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe nuk do i pranoni gabimet.

VIRGJERESHA (23. gusht – 23. shtator)
Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.

LEXO EDHE:  Akrepi, parashikimi i muajit Shtator 2018

PESHORJA (24. shtator – 23. tetor)
Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.

AKREPI (24. tetor – 22. nëntor)
Ju qe jeni ne një lidhje duhet te dilni sa me shume dhe te argëtoheni gjate kësaj jave. Vetëm ne këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni te gëzuar. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë një lidhje serioze me një person te cilin e kane pasur pranë, po asnjëherë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse mund te bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire se me pare. Mund te keni vetëm disa probleme te vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje te mbetet e njëjtë. Te papunët do jene me shume fat dhe do fillojnë pune goxha fitimprurëse. Jeta ne familje do jete goxha e mire.

SHIGJETARI (23. nëntor – 21. dhjetor)
Jave e begate do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merrni vesh me se miri me partnerin dhe do jeni gati te bëni se bashku çdo lloj çmendurie. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me një person qe me pare e kane tallur dhe e kane ofenduar. Ne planin financiar do jete një periudhe e favorshme dhe gjendja do konsolidohet tej mase. Do e hidhni çdo hap me shume maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe ne përgjithësi vetëm se ata qe punojnë ne pune krahu mund te kenë dëmtime neper duar. Ne pune do keni ndryshime te menjëhershme dhe do afroheni pranë objektivave kryesore. Jeta familjare do jete mjaft e kënaqshme dhe e mbushur me gëzim.

LEXO EDHE:  Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

BRICJAPI (22. dhjetor – 20. janar)
Ata qe janë ne një lidhje afatgjate do merren vesh për bukuri me partnerin e tyre dhe gjithçka do ju ece si e kane planifikuar. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen me te qete. Beqaret duhet te tregohen te matur me hapat qe do hedhin sepse disa persona mund t’i lëndojnë pa mase. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u nxituat për shpenzimet do keni probleme serioze. Gjendja shëndetësore do ketë probleme. Nuk do ndiheni te fuqishëm dhe shpesh do keni dhimbje koke. Ne pune do jeni ambicioze me shume se kurrë me pare dhe askush nuk do ju ndaloje te arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete here pas here e paqëndrueshme.

UJORI (21. janar – 19. shkurt)
Ndikimi i Merkurit do jete goxha pozitiv për jetën sentimentale te çifteve këtë jave. Secili do shprehe lirisht mendimin e tij dhe toleranca do mbizotërojë ne çdo moment. Ditët me te bukura do jete e enjtja dhe e shtuna. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do kënaqen me personat qe do takojnë. Ne planin financiar do jeni me te kthjellet se me pare dhe nuk do hidhni hapa te nxituara. Shëndeti mund te kenë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për ato qe do hani. Sporti gjithashtu do jete i rëndësishëm për t’iu mbajtur ne forme. Me familjare do i sqaroni edhe kontradiktat e hershme.

PESHQIT (20. shkurt – 20. mars)
Pasioni ne çift do shumëfishohet gjate kësaj jave dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Do ja kaloni mjaft mire dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Beqaret do kenë një periudhe te favorshme dhe te mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojini sepse rralle jepen mundësi te tilla. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do mund te kryeni investime me tepër se me pare. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet dhe do jeni me te qete. Për shëndet te mire duhet te shmangni ushqimet e fast food-it dhe pijet me gaz. Privilegjoni perimet dhe frutat. Ne pune do jeni te zotet dhe do arrini me shpejt nga sa mendonit atje ku keni dëshiruar. Po vazhduat ne këtë mënyrë shume shpejt do ngriheni edhe ne detyre. Ne familje do keni një dite te zakonshme.