Ballina Horoskopi Ja cilat janë pikat e dobëta të çdo shenje, si të mbroheni...

Ja cilat janë pikat e dobëta të çdo shenje, si të mbroheni kur dikush përpiqet t’ju sulmojë…

Të dish pikat e tua të dobëta është e rëndësishme që të përmirësosh veten dhe të dish të mbrohesh në situata të vështira.

Sipas shenjës suaj të horoskopit ja kush është pika juaj e dobët.

Dashi

Personave të shenjës së dashit ju pëlqen të udhëheqin. Duke qenë se kanë të gjitha cilësitë e një lideri atyre nuk iu pëlqen të marrin mendimet e të tjerëve dhe bëjnë gjithmonë vetëm sipas kokës së tyre.

Demi

Demi është një shenjë që i pëlqen siguria dhe rehatia. Ata nuk dëshirojnë të provojnë eksperienca të reja nëse kanë gjetur rehat me diçka. Kjo bën që shpesh të humbasin shumë.

Binjakët

Ndryshe nga shenja e demit, binjakët janë gjithmonë në ndryshim. Shumë rrallë ndodh që binjakët të gjejnë paqe e të mos ndryshojnë. Ata kërkojnë gjithmonë gjëra të reja e kjo bën që ndonjëherë edhe të dështojnë.

Gaforrja

Gaforret kanë shumë probleme me vetëbesimin. Ata kërkojnë gjithmonë mendimin dhe aprovimin e personave të tjerë sepse I vlerësojnë më shumë se veten.

Luani

Luani dëshiron gjithmonë të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes. Ata harrojnë se dhe personat rreth tyre kanë nevojë për ta dhe kështu pa dashur kthehen në arrogantë.

Virgjëresha

Personat e shenjës së virgjëreshës duan gjithmonë të dinë përse ndodh diçka. Ata dëshirojnë të gjejnë një arsye për gjithçka dhe kjo bën të jenë shumicën e kohës të shqetësuar.

Peshorja

Nëse peshorja inatoset me ju atëherë e keni punën keq. Peshoret mbajnë shumë inat dhe kjo nuk kalon lehtë. Ata do të vazhdojnë të jenë të mërzitur me ju për një kohë të gjatë.

Akrepi

Akrepi vuan nga xhelozia e tepërt. Ata janë xhelozë për gjithçka dhe shpeshherë shumë shumë mosbesues.

Shigjetari

Shigjetarët nuk çojnë asgjë deri në fund. Ata mërziten shpejt dhe gjithçka që zgjat ju duket monotone.

Bricjapi

Bricjapi është shumë punëtorë. Kjo është gjë e mirë por edhe e keqe. Të fiksuar pas punës ata harrojnë të kujdesen për veten e tyre e aq më tepër për personat që i rrethojnë.

Ujori

Ujori gjen gjithmonë diçka për të kritikuar. Ka gjithmonë një gjë që nuk i pëlqen kësaj shenje. Dhe kur të gjitha janë në rregull, me siguri ujori do ta gjejë një detaj që ta kritikojë.

Peshqit

Kjo shenjë ka emocione shumë të trazuara. Kjo bën që të mos jenë kurrë të qetë dhe nuk arrijnë të përballen me realitetin. E shmangin atë sa më shumë të jetë e mundur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakShpallet “Mbret i Triestes”, boksieri shqiptar mahnit Italinë me grushtat e fuqishëm
Artikulli tjetërÇ’lloj inteligjence ke në bazë të shenjës së horoskopit?