Ballina Horoskopi Ja kush janë njerëzit më inteligjentë sipas shenjës së Horoskopit

Ja kush janë njerëzit më inteligjentë sipas shenjës së Horoskopit

Ka ardhur koha që të matni IQ-në tuaj astrologjike.

Gjykuar sipas Mensa-s, gjeni është ai i cili arrin të fitojë 98 pikë në testin e IQ-së apo në cilindo test tjetër të standardizuar të inteligjencës.

Mirëpo gjenitë nuk janë vetëm shumë inteligjentë – mund të bëheni edhe ju gjeni kreativ, dhe kjo do të thotë që truri juaj është në gjendje të gjejë zgjidhjet të cilat për njerëzit e tjerë nuk janë të zakonshme.

Këto mund të jenë lajme të mira për shumëkënd, posaçërisht nëse i kushtoni kujdes shenjës suaj të horoskopit, sepse ndoshta jeni gjeni zodiaku, ndërsa për këtë nuk jeni të vetëdijshëm.

Më saktësisht, këto janë shenjat e horoskopit të cilat veçohen posaçërisht me gjenialitetin e tyre:

Ujori

Ujorët të gjitha informacionet më parë i lejojnë të kalojnë nëpër trurin e tyre, prandaj janë në gjendje që të distancohen nga situata në mënyrë që më lehtë të gjejnë zgjidhjen.

Janë të njohur për faktin se gjërat i marrin me gjetësi dhe shumë vështirë mund të dalin nga takti. Pra, kurrë nuk do të verifikojnë diçka para se të shohin dëshmitë e kënaqshme.

Virgjëresha

Virgjëreshat interesohen për shumëçka, madje edhe nëse ato janë gjëra të cilat shumica i marrin si të gatshme. Nëse për ndonjë problem të caktuar nuk ekziston zgjidhja apo është e vështirë të gjendet përgjigjja, Virgjëresha do të japë çdo gjë nga vetja që të krijojë zgjidhje vetjake.

Kjo shenjë adhuron të zgjidhë të pamundshmen dhe përmirëson të papërmirësueshme, sepse vazhdimisht mendon dhe krijon. Virgjëreshat shtrojnë shumë pyetje, prandaj kjo është shenjë e gjenisë.

Bricjapi

Bricjapët janë shumë metodikë, precizë dhe shumë të organizuar. Prandaj gjithmonë mund të marrin vendime të mençura. Shmangin sjelljet impulsive në atë mënyrë që gjithmonë kanë pikëpamje të qarta të qëllimeve të tyre dhe gjithmonë do të shikojnë pasqyrën e gjerë para se t’ia fillojnë ndonjë projekti.

Bricjapët janë shumë inteligjentë dhe dinë shkëlqyeshëm si të angazhojnë inteligjencën e tyre. Nëse ndodh që të bëjnë ndonjë gabim, gjithmonë dinë të nxjerrin mësim dhe të përshtaten me situatën e sapokrijuar.

Akrepi

Është e pamundur të mashtrosh Akrepin për shkak të fuqisë së saj mendore, inteligjencës dhe intensitetit. Jo vetëm që kjo shenjë arrin deri te shumë informacione me ndihmën e shqisave të veta, por mund t’i kuptojë dhe t’i përdorë.

Dhe jo vetëm kaq, Akrepat mund të mbledhin informacionet të cilat të tjerëve u janë të pakapshme. Prandaj, as mos provoni t’i mashtroni, sepse nuk dëshironi të përdorni inteligjencien tuaj për hakmarrje.

Binjakët

Mafton vetëm të dëgjosh këtë shenjë se si flet dhe do të dini që është gjeni. Mendojnë më shpejtë se çdo shenjë tjetër e horoskopit dhe kanë kuptim të shkëlqyeshëm për humor – gjë që është edhe një shenjë e gjenialitetit.

Jo vetëm që personat spirituozë kanë IQ-në më të lartë, por tregojnë edhe kreativitet më të madh, kanë aftësi impresionuese të të menduarit dhe shkathtësi të shkëlqyeshme verbale.

Peshqit

Peshqit posedojnë nivel të lartë të inteligjencës dhe kreativitetit, mirëpo ndonjëherë mund t’i rrëmbejë imagjinata, sepse kanë aq shumë ide të cilat aty për aty mund t’i grabisin nga realiteti. Janë shumë të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, mirëpo ndonjëherë duket që saktësisht dinë se çfarë dikush mendon apo ndien.

Peshqit janë emocionalisht inteligjentë dhe shpesh i besojnë instinktit të vet, mirëpo janë të shkëlqyeshëm edhe në vlerësimin e personalitetit të personave të tjerë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook