Ballina Horoskopi Këto shenja Horoskopi mbeten gjithmonë të rinj në zemër e në shpirt,...

Këto shenja Horoskopi mbeten gjithmonë të rinj në zemër e në shpirt, sipas Astrologjisë

Disa njerëz e kanë të kollajtë të jenë të rinj në shpirt. Nuk u bëhet shumë vonë për botën, sepse e dinë që gjithmonë do ketë kohë për të marrë përgjegjësi. Dhe sa shumë njerëz do të donin të ishin si ata!

Për të tjerët, ata që nuk janë shumë të rinj në shpirt, lojërat janë për fëmijë. Ata besojnë se të rritesh do të thotë ta hedhësh tutje atë personalitetin fëmijëror.

Asnjë anë e monedhës nuk është e gabuar. Megjithatë, disa shenja të Zodiakut janë më të prirur të jenë të rinj në shpirt. Ja cilat janë:

Shigjetari

Ju të shenjës së shigjetarit jeni të rinj në zemër, sepse besoni ta jetoni jetën sa më plotësisht. Nëse do kishit një moto, ajo do të ishte “njeriu veç një jetë ka”. Disa ju shohin si vajza festash, ndërkohë që të tjerëve u dukeni se kërkoni gjithmonë aventura. Por sido që të jetë, juve të Shigjetarit ju pëlqen të kënaqeni. Ndoshta sepse nuk ju pëlqen të ktheni pas kokën në jetën tuaj dhe të ndiheni të penduara. Ose sepse nuk ju bëhet fare vonë se çfarë mendojnë të tjerët. Sido që të jetë, ju të shenjës së Shigjetarit jeni të reja në shpirt dhe kjo ju lumturon.

Binjakët

Ju të binjakëve jeni shumë të rinj në shpirt. Sigurisht, ju pëlqen të argëtoheni dhe të jeni lozonjare – dhe kjo natyrisht që kontribuon në personalitetin tuaj rinor. Por mund të jeni edhe pak fëmijërore. Si pasojë, e keni të vështirë të merrni vendimet e vështira që vijnë kur rriteni. Preferoni më mirë t’i shmangni fare. Megjithatë, jeni lloji i shoqes që të gjithë do të donin ta kishin.

LEXO EDHE:  Shenjat e horoskopit që nuk i kontrollojnë dot nervat, mos i dilni përpara kur janë të acaruar

Dashi

Dashit i pëlqen të argëtohet. Ju të kësaj shenje doni të tregoni gjithë kohës, se ka kohë edhe për punë, edhe për dëfrim. Ajoq ë ju bën të rinj në shpirt nuk është se jeni në gjendje të rrini jashtë gjithë natën. Jo, ju bën fakti se ndërkohë që argëtoheni me miq, ju mendoni se kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi në atë moment; jo “marrëzitë” e të rriturve. Dhe aftësia juaj për të qenë të rinj në shpirt është ngjitëse. Dhe nëse keni kaluar ditë të keqe apo plot stres, ju dini fare mirë që ta hidhni tutje, sapo dilni nga puna.

Gaforrja

Nuk është sekret që ju të Gaforres jeni në kontakt me emocionet tuaja. Ndonjëherëjeni shumë të ndjeshme, por ajo që ju bën të reja në shpirt e në zemër është se jeni shumë të ndjeshme dhe të pafajshme. Dhe ajo që ju bën ju të reja në shpirt, është vlerësimi dhe entuziasmi që keni për botën që ju rrethon.

Luani

Nëse keni kaluar kohë me një të shenjës së luanit në fundjavë, atëherë e dini mirë se u pëlqen të argëtohen. Por ju të Luanit ju pëlqen argëtimi prej të rriturish – jo të vini vërdallë e të bëni budallallëqe, duke pirë verë dhe folur pa fund. Disa mund të mendojnë se i juaji nuk është argëtim, por ju nuk keni nevojë të silleni si të marra, për të treguar që po dëfreheni. Keni mënyrën tuaj.

Peshorja

Pak a shumë ashtu si çdo gjë tjetër, ju të Peshores doni të keni ekuilibër në jetë, edhe kur vjen fjala mes të qënit të rinj dhe të pjekur. Ju ndjeni se mund të jeni edhe seriozë, edhe pak të hareshëm, në varësi të situatës. Kur jeni me miqtë, keni prirjen të hidhni tutje gjithë telashet dhe vetëm të fokusoheni tek argëtimi, por kur jeni në punë, ju pëlqen të ulni kokën dhe të jeni serioze. Keni një kontroll të madh mbi veten dhe kjo funksionon shumë mirë për ju.

LEXO EDHE:  Kurnacët dhe dorëshpuarit/ Ja si ndahen shenjat e Horoskopit

Ujori

Ujori është nëj kombinim i të resë me të pjekurën. Jeni të reja në shpirt por të pjekura në mendje. Kështu që kur doni të jeni lozonjare dhe të argëtoheni, ose duhet tëjetë një gjë që ka kuptim, ose një përvojë krejt e re. Keni shumë gjëra që doni të bëni në jetë dhe ju mërziteni gjithmnë me të vjetrën. Nuk është habi, sepse kështu keni qenë që fëmijë.

Bricjapi

Bricjapi është si ato shenjat e tjera që duan të shfaqen si të rritura dhe serioze. Por nuk është se janë “të rritura”. Ju të Bricjapit jeni të mençura në atë që thoni dhe bëni. Në fakt duket sikur keni jetuar njëqind jetë të kaluara, gjë që ju bën jo thjesht fantastike për të kërkuar këshilla, por edhe jua bën të pamundur të jeni të reja në shpirt …

Bricjapi është padyshim një prej shenjave më të përgjegjshme dhe me këmbë në tokë që ekziston, kështu që kur vjen fjala për të vepruar si fëmijë, kjo do të dukej shumë larg karakterit tuaj…