Ballina Horoskopi Nëse keni këto ndjesi, atëherë ëngjëlli yt mbrojtës është pranë teje

Nëse keni këto ndjesi, atëherë ëngjëlli yt mbrojtës është pranë teje

Është një mister se si engjëjt mbrojtës kujdesen për ne pa qenë prezentë, thjesht duke na bërë të ndiejmë mbrojtjen e tyre.

Më poshtë do të lexoni shenjat më të zakonshme që ata na japin për të treguar praninë e tyre në jetën tonë.

Ndryshimet e temperaturës
Dhoma mund t’ju duket shumë e ngrohtë ose shumë e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prania e tyre mund të ngadalësojë ose të shpejtojë molekulat në ajër, gjë që rezulton në ndryshime të temperaturës. Shih me vëmendje gjërat që po bën ose që po mendon dhe përpiqu të kuptosh mesazhin që engjëlli yt po përpiqet të të komunikojë.

Aroma e mirë
Ke qenë ndonjëherë nënjë shtëpi ose në një vend ku ke ndjerë një parfum që të është dukur shumë i mirë? Nëse arrin të ndjesh këtë parfum rreth teje, dhe që të duket shumë i mirë, një engjëll mund të jetë duke të përqafuar në distancë. Çfarë të bën të ndjesh? Për çfarë po mendon? Po, atë mesazh po përpiqet të të përcjellë engjëlli yt mbrojtës.

Sheh drita të ndryshme me ngjyrë
Të shohësh drita rreth teje është një e dhënë që ata janë prezentë në jetën tënde. Mund ta shohësh si diçka të zbehtë, ose si një dritë të dukshme. Mos ki frikë. Engjëjt nuk po përpiqen të të bëjnë keq. Janë rreth teje thjesht për të të mbrojtur.