Ballina Horoskopi Nuk konsiderojnë askënd tjetër pëveç vetes, ja 3 shenjat më egoiste të...

Nuk konsiderojnë askënd tjetër pëveç vetes, ja 3 shenjat më egoiste të Horoskopit

Egoizmi ndodhet përbrenda secilit prej nesh, ndërsa disa njerëz thjesht e kanë në doza disi më të larta këtë anë të karakterit.

Ndodh që duke qenë shumë egoist, të lëndosh edhe ata të cilët i do dhe i vlerëson më shumë, e më e keqja që mund të ndodhë është braktisja nga çdokush që të rrethon.

Prandaj bëni kujdes!

DASHI

Kur e kuptoni se çfarë dëshironi, thjesht shkoni për ta marrë. Është diçka pozitive, për aq kohë sa mund ta kontrolloni.

Ja që shpesh ndosh që situata t’ju dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, mundoheni ta shpjegoni pse copa e fundit e picës e mbetur në kuti ju takon juve dhe askujt tjetër, ndërsa në sytë e të tjerëve mbeteni gjithmonë i etiketuar si egoist!

DEMI

Edhe pse njiheni si një shenjë plot stabilitet dhe besueshmëri, nevoja për t’u ndjerë të sigurt ju shtyn të mendoni kryesisht për aspektin material (mbi të gjitha!) Shpesh bëheni senstiv, shumë emocional dhe posesivë të tepruar. Doni gjithçka për vete dhe vetëm për vete.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Futet mes demave për t'i ndarë, por përfundon duke "fluturuar" në ajër

BINJAKËT

Shquheni për ndjenjën e komoditetit që dhuroni, por nga ana tjetër kjo mund të ndryshojë nga çasti në çast.

Si pasojë e taktikave tuaja të pandryshueshme, në sytë e të tjerëve mund të dukeni si sipërfaqësorë dhe pa karakter. Duke u përpjekur të fitoni terren kudo që shkoni, jeni gati të ndërroni maskat nga çasti në çast, vetëm për të arritur atë që dëshironi. Epo, miqve të ngushtë që ju rrethojnë, shpesh nuk ju pëlqen kjo situatë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook