Ballina Horoskopi Parashikimi dhe këshillat e Horoskopit të PAOLO FOX, e martë 20 nëntor...

Parashikimi dhe këshillat e Horoskopit të PAOLO FOX, e martë 20 nëntor 2018

DASHI:

Fakti që Hëna është ende në shenjën tuaj është një element i forcës. Ju dëshironi të reagoni, gjithashtu sepse Urani është kthyer në shenjë; kjo do të thotë që, në ditët në vijim, mund të jeni pak më të fuqishëm në mënyrën tuaj të shprehjes dhe kërkimit të përgjigjeve. Ndoshta, kjo është gjithashtu një shenjë se dikush është i shqetësuar në dashuri. Në këto ditë ju do të gjeni shtysën e duhur për të hedhur poshtë atë që nuk ju pëlqen. Mund të përtërini dhe të jetoni emocione të reja, nuk mund të përjashtohet lindja e një miqësie të re dhe të rëndësishme.

DEMI:

Interesante e marta, një prelud për dy ditë shumë të rëndësishme: e mërkura dhe e enjtja, kur në fakt, Hëna do të hyjë në shenjë. Ngadalë, filloni të përshtateni me këtë fazë tranziti, por gjithashtu me rëndësi të madhe, që ndikon në jetën tuaj në këtë moment; nga pikëpamja ekonomike ka më shumë mendime dhe ata që kanë bërë investime kohët e fundit, mund të mos jenë të lumtur me rezultatin. Ose, për shkak të një ngjarjeje të papritur ju duhet të përballeni me shpenzime të pallogaritura. Ditët e ardhshme na ftojnë të duam: një takim i rëndësishëm po vjen, një ripaqësim në horizont.

BINJAKET:

Edhe pse jeni pak të shqetësuar për punën, arrini gjithësesi të jepni më të mirën. Gjëja më e rëndësishme e shenjës tuaj dhe që e dallon më shumë, është pikërisht aftësia për të rikarikuar shpejt bateritë, edhe pas një periudhe të vështirë fizikisht. Kujdes mbi të gjitha nga sëmundjet e stinës, që e keni thembër të Akilit. Po jetoni një marrëdhënie në fillimet e veta? E premtja dhe e shtuna janë ditët më të mira, do të keni rimëkëmbje në krahasim me rënien e pësuar javët e fundit.

LEXO EDHE:  Luani, parashikimi i muajit Dhjetor 2018

GAFORRJA:

Në këtë periudhë, shumë prej jush janë në siklet, në pritje të risive. Burrat sidomos duhet të zgjedhin mes dy historive, apo kush ka jetuar tensione së fundmi në punë, mund të vendosë nëse duhet të vazhdojë apo jo. Kjo është një tjetër ditë nën ritëm, ku ndokush do ndjejë lodhje. Në përgjithësi java lind në një mënyrë pak të veçantë. Kujdes nëse në zemër keni dy persona, sepse nuk do jetë e lehtë të merrni vendim. E diela do jetë ditë emocionuese dhe me shumë interes.

LUANI:

Ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit, vështirë se janë në gjendje të hiqen mënjanë. Ndonjëherë duket se është më e përshtatshme për të vëzhguar nga një distancë disa situata që sjellin stres, por nuk mund të qëndroni të qetë e pa ndërhyrë. Kush në muajt e fundit ka pasur probleme me dashurinë, punën apo personale, tani mund të kthehet për të luftuar. Përjetime të reja të dashurisë po vijnë.

VIRGJERESHA:

Në këto ditë është më mirë të mos harxhoni shumë para. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më interesante dhe të enjten mund të bëni sidomos një takim për të bërë gjërat e duhura. Do të ketë disa vështirësi në menaxhimin e çështjeve financiare dhe kontraktuale. Mundohuni të shmangni konfliktet sepse periudha nuk është shumë e favorshme.

PESHORJA:

Ka shumë tension në ajër, ju ka ndodhur të debatoni në familje apo në punë. Jeni të bindur që keni të drejtë dhe që keni gati edhe zgjidhjen e duhur, për të zgjidhur disa probleme, por ndoshta janë disa që kërkojnë më shumë se sa ju. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të mira. Marrëdhëniet që lindin apo që forcohen në këtë periudhë do të jenë shumë të qarta.

LEXO EDHE:  Mendoni se i dini të gjitha? Ja sekretet që fshehin shenjat e Zodiakut

AKREPI:

Keni shumë forcë dhe kjo ju ndihmon të përmirësoni gjërat që nuk kanë shkuar mirë në vitet e fundit. E enjtja do jetë e vështirë, ndaj përpiquni të bëni më herët atë që ju intereson. Ekziston edhe mundësia që dikush të arrijë të fitojë diçka më shumë. Mund të zhbllokohet një shitblerje që kohët e fundit ishte ndalur.

SHIGJETARI:

Brenda tre muajve të ardhshëm është e mundur që të lindë një dashuri e madhe dhe për këtë arsye është më mirë të shikoni përreth. Ata që kanë një histori të mirë mund të fitojnë një sfidë. Mund të ketë disa probleme gjatë fundjavës. Nëse disa çifte kanë pasur një krizë, është e nevojshme që të gjeni qetësinë e duhur për të vazhduar, edhe pse shumë njerëz do të mbyllin marrëdhëniet që nuk janë më të dobishme.

BRICJAPI:

Nëntori nuk ka qenë një muaj i lehtë për ndjenjat e deritanishme dhe situata nuk do të përmirësohet në këtë pjesë të fundit. Ata që kanë pasur një krizë po kërkojnë një emocion të ri. Kujdes në dashuri të dielën. Disa probleme sentimentale duhet të zgjidhen shpejt. Ju jeni të lodhur, por kjo nuk ju ndalon të çoni përpara disa situata që kishin mbetur pas.

UJORI:

Pas një periudhe pakëz të lodhshme po rikthehet dëshira për të rihyrë në lojë. Të lindurit në shenjën e Ujorit zakonisht jetojnë në mënyrë kaotike emocionet e veta, por sot këshilla është të vazhdoni me qetësi. Nga e enjtja do të ketë më shumë forcë, por gjithësesi bëni kujdes për shpenzimet dhe shpërqëndrimet që mund të sjellin edhe moskuptime, bashkë me ndonjë lodhje fizike.

LEXO EDHE:  HOROSKOPI DITOR / 29 Gusht 2018

PESHQIT:

Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të keni një njeri ku të mbështeteni. Të hënën ka patur ndonjë tension dhe si pasojë java nuk nisi mirë. E premtja dhe e shtuna nuk do jenë ditë shumë pozitive. Ka dy lloje situatash: ka nga ata që po ndryshojnë sepse nuk duan të rrijnë më në një vend dhe ata që kanë ndryshuar tashmë, por duhet të mësohen me jetën e re.