Ballina Horoskopi Parashikimi ditor nga PAOLO FOX! Ja renditja për sot sipas astrologut te...

Parashikimi ditor nga PAOLO FOX! Ja renditja për sot sipas astrologut te famshëm!

DASHI:

Mërkury, Jupiteri dhe Urani në favor, garantojnë një fazë të shpengimit, e cila mund të ndikojë si në mjedisin e punës, ashtu dhe atë të marrëdhënieve me të tjerët. Në dashuri ka që në verë, që po kaloni një periudhë reflektimi, kështu që mund të ketë pasur situata stresi dhe tensioni. Rimëkëmbja vjen, falë Diellit që kthehet në favorin tuaj nga e enjtja.

DEMI:                                        

Hëna është në shenjë dhe kjo është shumë e rëndësishme, në 48 orët e ardhshme do të keni hijeshi dhe aftësi për të menduar më shumë. Prej të enjtes trupi juaj do të jetë edhe më i fortë. Një presion më shumë nëse konsideroni anën ekonomike, për shkak të shpenzimeve, të cilat mund të kenë ndikuar në shtëpi, apo një avari. E diela do të jetë një ditë e favorshme për marrëdhëniet sentimentale.

BINJAKET:

Kush këtë verë ka pranuar një punë të re apo një detyrë të re, nuk është i sigurt që ka bërë zgjedhjen e duhur. Keni një dozë të mirë energjie që ju shtyn përpara, por del edhe ndonjë problem që ju privon nga diçka. Kush ka një aktivitet të pavarur duhet të përpiqet të mos shpenzojë shumë, sidomos nga e enjtja, kur Dielli do jetë kundër. Shmangni shqetësimet. Në dashuri nuk jeni shumë të pranishëm, dhe as të bindur.

GAFORRJA:

Saturni është kundër këtë javë dhe jeni pak jotolerantë, ajo që po bëni në këtë moment nuk vazhdon si do të donit. Po jetoni ditë pas dite, kështu që ka faza kur gjithçka ecën fare mirë dhe të tjera, kur do të donit t’ia nisnit nga fillimi. Mos lejoni të lindin shumë dyshime në dashuri, në këtë fazë shumë të pasigurt.

LEXO EDHE:  Hulumtuesit e FBI-së zbulojnë lidhjen e ditës së lindjes me prirjet për të kryer krime

LUANI:

E mërkura do të jetë shumë e fortë për ju, Hëna disonante mund të shkaktojë ndonjë siklet, por do të jetë kalimtare. Jupiteri, Mërkuri dhe Dielli do të jenë në anën tuaj. Është një horoskop interesant dhe do të jetë edhe më shumë në vitin 2019. Të gjitha problemet nuk zgjidhen, por ata që janë ndjerë keq, mund të fillojnë përsëri. Shmangni kthimin shumë vonë në në mbrëmje.

VIRGJERESHA:

E mërkura është më e mirë, por e enjtja do të jetë dita më e mirë e javës. Nëse keni ndonjë problem, mos e përballoni tani. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë polemike, me pak më shumë nervozizëm se zakonisht. Nëse ju keni lënë diçka të rrjedhë, tani është një problem që duket i pamundur për t’u zgjidhur. Keni pak ankth, sepse është diçka që duhet sqaruar.

PESHORJA

Kush është vetëm mund të ketë patur edhe ndonjë takim, por për momentin asnjë që njihni nuk ju frymëzon besim, ndoshta edhe për shkak të mosbesimit tuaj. Jeni pakëz të tensionuar dhe burrat e Peshores kanë pasiguri në punë. Nuk është e lehtë të jesh pranë jush në këtë periudhë. Ndërsa gratë duan më shumë hapësirë, më shumë interes nga të tjerët dhe siguri.

AKREPI:

Nëse një dashuri nuk ka nisur me këmbën e duhur apo keni mbetur vetëm, duke nisur nga fundi i këtij muaji dhe për gjithë dhjetorin, diçka mund të kthehet, por varet dhe nga mosha juaj. Të rinjtë shpresojnë në një të ardhme shumë të mirë sentimentale, kush ka një moshë pak më të madhe mund të mendojë të shijojë ditën. Përpiquni të jeni më pak mosbesues.

LEXO EDHE:  Shenja më perfeksioniste e Zodiakut, ajo që gjykon vazhdimisht të tjerët!

SHIGJETARI:

Kjo nuk është një fazë në të cilën veproni përgjysmë. Në javët e fundit ju jeni ndjerë kundër të gjithëve dhe kjo ju ka bërë që të shmangni jetën e përditshme dhe monotoninë. Duhet thënë megjithatë se po kërkoni diçka më shumë. Nëse keni diçka për t’i thënë dikujt, në një nivel sentimental dhe profesional, këshilla është që ta bëni të enjten.

BRICJAPI:

Ata që kanë refuzuar një dashuri në nëntor mund të mendojnë përsëri në dhjetor. Gjatë jetës tuaj ju keni pasur të bëni me njerëz të shenjës së Peshqve, Demit ose Akrepit. Në këto ditë ju mund të rikuperoni disa marrëdhënie, veçanërisht ato që kanë pësuar stres. Përpara se të bëni një zgjedhje, është më mirë të prisni për muajin dhjetor. Do të jetë një ditë shërimi nga këndvështrimi psiko-fizik.

UJORI:

Javët e fundit nuk kanë qenë shumë entuziasmuese. Në këtë periudhë të muajit shumë njerëz duhet të sistemojnë çështje financiare dhe ligjore. Nga e enjtja do të keni mënyrë për të rekuperuar, por këto 48 orë do të jenë sërish të rënda. Jini të matur në dashuri, nëse një histori nuk funksionon mund të komplikohet.

PESHQIT

Rikthehet të mërkurën gjendja e pasigurisë që keni patur të hënën. Kjo nuk është periudhë negative, por duhet thënë se jeni lodhur për shkak se ju duhet gjithmonë të justifikoni të tjerët, pa marrë asgjë në këmbim. Mes të mërkurës dhe të shtunës do të ketë ndonjë tension apo polemikë, ndaj të cilës duhet të bëni kujdes. Të dielën ka rekuperim.