Ballina Horoskopi Parashikimi ditor, të gjitha shenjat këtu, data 10 Shtator 2018

Parashikimi ditor, të gjitha shenjat këtu, data 10 Shtator 2018

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Luftoni për atë gjë në të cilën besoni dhe edhe nejrëzit e tjerë do e ndjekin drejtimin tuaj, sidomos nëse doni që ta bëni veten të njohur si drejtues.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Në qoftë se doni një rritje, një promovim, ose një tjetër përmirësim, mund të përpiqeni që të shpreheni në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi pasionin tuaj dhe mbi një përkushtim të ri që doni të merrni përsipër i cili do ju hapë një derë të re.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Promovimi i vetes, marrqdhëniet me publikun dhe një sjellje më aktive, do ju ndihmojë që të tërhiqni një mundësi shumë tërheqëse.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Duke qënë se jeni një shenjë që tërheq para, mos lini asnjë gur pa kthyer përmbys, dhe me siguri që do gjeni një mënyrë apo një strategji të re për të krijuar para.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Ndërkohë që Marsi hyn në shenjën e Ujorit, shenjën tuaj kundërshtare, do keni një mundësi për të mësuar se çfarë ju emocionon apo ju prek më shumë, në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Në qoftë se po kërkoni për një pozicion të ri, Marsi do ju ndihmojë që të krijoni kontaktet e duhura, kështu që të mund të gjeni rrugën tuaj për një fillim të ri.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Shumë shpejt do keni shumë flutura në bark prej jetës suaj dashurore, dhe magnetizmi juaj do ketë efekte shumë të fuqishme të cilat do ju ndihmojnë që të tërhiqni atë çka (ose personin) që doni më shumë.

LEXO EDHE:  Hëna e zezë/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi: Do bini në kurth, kujdes!

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Cdo mbledhje familjare, rinovim shtëpiak, ose tjetër aktivitet lidhur me shtëpunë, do ju kërkojë që të filloni diçka të re dhe të merrni drejtimin aty.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Përpjekjet tuaja për të përmirësuar financiat tuaja, shumë shpejt do ju çojnë drejt një takimi me njerëz me mendje të ndritur dhe do arrini në një marrëveshje të mirë.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit do ju inkurajojë që të kërkoni për një rritje në një sipërmarrje e cila reflekton ekspertizën tuaj.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Sot, Marsi në shenjën e Ujorit, ju lejon që të arrini në një sukses. Bëhuni një aktivist për atë që besoni në mënyrë që të arrini në një ndryshim pozitiv.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Ritmi i jetës do ngadalësohet pak dhe do ndjeni nevojën për të kënaqur dëshirat e shpirtit me një masazh, ose me një tjetër aktivitet relaksues për trupin.

Shënim: Për ata që kanë lindur në datat kur shenjat janë në kufij me njëra-tjetrën, për të qënë të sigurt mbi shenjën e tyre, ju sugjerohet që të fusni të dhënat me datën, orën dhe vendin e lindjes në këtë program online: Birth Chart Calculator