Ballina Horoskopi Parashikimi ditor, të gjitha shenjat këtu, data 14 Shtator 2018

Parashikimi ditor, të gjitha shenjat këtu, data 14 Shtator 2018

Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Nje etikë e fortë pune do ju lëjë një përshtypje shumë të mirë tek supervizori ose tek një tjetër njeri i rëndësishëm, falë harmonisë mes Mërkurit dhe Plutonit.

Demi (20 Prill – 20 Maj)
Në qoftë se po mësoni një gjuhë të re ose po studioni një kulturë të re, me një mendje të hapur do fitoni dije nëpërmjet një perspektive të re në jetë.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Këshillat prej një eksperti dhe informacionet e mirë-studiuara, do ju ndihmojnë që të siguroni kushtet e duhura për një kontratë ose për një tjetër marrëveshje afatgjatë.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Me Mërkurin (planetin e mesazheve) i cili qëndron në fushën tuaj të komunikimit tani, do merrni një informacion të ri i cili do ju kërkojë shumë vëmendje.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Në qoftë se ju nevojitet më shumë ndihmë për të realizuar një project ose për të menaxhuar një çeshtje financiare, sot do i gjeni burimet që ju duhen.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
E keni të lindur aftësinë për të zgjidhur problemet por mund të sfidoheni në fushën e çeshtjeve të zemrës. Logjika do ju mbështesë në ndjenjat tuaja të thella.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Një informacion konfidencial me shumë mundësi do ju ndihmojë që të gjeni qartësi në një çeshtje lidhur me familjen ose në një tjetër çeshtje personale, pasi Mërkuri lidhet me Plutonin.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Mund të bëhet një kontakt i rëndësishëm nëpërmjet mediave sociale i cili do ju ndihmojë që të përhapni fjalën mbi një event , fushatë ose një kauzë shoqërore.

LEXO EDHE:  Veset dhe zakonet e këqija të çdo shenje!

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Mund të arrini në rezultate shumë pozitive nga takimi me një supervizor, me një klient të rëndësishëm ose me një tjetër njeri të rëndësishëm pasi Mërkuri fillon të vallëzojë me Plutonin.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Shumë shpejt do keni një arsye për të festuar, falë garmonisë mes Mërkurit (informacionit) dhe Plutonit (fuqizimit) i cili tani ndodhet në shenjën e Bricjapit.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Lidhur me një çeshtje delikate financiare, shikoni çdo detaj, kërkoni poshtë çdo guri. Në qoftë se ju duhet që të gjeni një dokument ose të zbuloni një detaj të fshehur, vendosmëria do ju shpërblejë.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Komunikimi do rrjedhë shumë lirshëm mes jush dhe partnerit tuaj në punë, në biznes ose mes jush dhe një personi që punon për ju, falë lidhjes pozitive mes Mërkurit dhe Plutonit

Shënim: Për ata që kanë lindur në datat kur shenjat janë në kufij me njëra-tjetrën, për të qënë të sigurt mbi shenjën e tyre, ju sugjerohet që të fusni të dhënat me datën, orën dhe vendin e lindjes në këtë program online: Birth Chart Calculator