Ballina Horoskopi Po kërkoni një partner besnik? Ja cilët janë ata sipas shenjës së...

Po kërkoni një partner besnik? Ja cilët janë ata sipas shenjës së Horoskopit

Të zgjedhësh partnerin që do të të shoqërojë përgjatë gjithë jetës, nuk është një mision i thjeshtë. Yjet mund të na ndihmojnë që të gjejmë njeriun e përshtatshëm për t’u martuar. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurtë, por nëse di të zgjedhësh me kë do të ndash zemrën, mund të jetosh një histori të gjatë dashurie. Në këtë artikull do t’iu tregojmë 3 shenjat më të mira për t’u martuar.

Ujori
Nëse po kërkon një djalë romantik me një anë shumë të ëmbël dhe të ndjeshme, sigurisht do dashurosh thellësisht një Ujor. Është partneri perfek, sepse ëndrrat e tua nuk do të jenë kurrë një mister dhe ai do të bëjë të pamundurën të t’i plotësojë. Ka një dëshirë të egër për të ndjekur zemrën, dhe nuk do të kesh asnjëherë dyshime mbi të, do të jetë gjithmonë i hapur, i drejtë dhe shumë i ndjeshëm. Defekti i vetëm është që mund të jenë pak të fiksuar, por kjo nuk është një arsye për të mos i dashur. Kur ke një Ujor në jetën tënde, nuk do ketë vend për t’u mërzitur apo për frikë. Ujori mbi të gjitha dashuron lirinë, dhe do të jetë e nevojshme që mos ta shtypni shumë atë. Ujorët kërkojnë njerëz kreativë dhe inteligjentë.

Luani
Është e ditur që një luan është një lider nga natyra, karismatik dhe një dashor i përkryer. Një partner Luan është për ato që kanë kurajo. Kur je në shoqërinë e tyre do të jesh plot energji. Të lindurit nën shenjën e Luanit duan që të kenë çdo gjë nën kontroll dhe ti bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Lidhja me një Luan nuk është e kollajtë sepse kanë tendencë të largohen nëse nuk trajtohen siç ata duan. Megjithatë nuk do të ketë asnjëherë një partner të tillë si Luani, me zemërgjerë dhe besnik. Ki besim tek ai dhe do të bëjë të pamundurën që lidhja të funksionojë dhe do luftojë me ty. Do të gjesh gjithmonë aktivitete entuziaste për të praktikuar bashkë. Kur bëhet fjala për dashuri, janë argëtues, të besueshëm dhe ekstremisht të respektueshëm. Luani dëshiron pranë vetes një person që ti kuptojë dhe të jetë i ndërgjegjshëm për veten e vet.

LEXO EDHE:  E ardhmja e kukullave të seksit duhet ndaluar, përdhunimi i tyre rrit rrezikun e femrave në mbarë botën nga ky fenomen

Akrepi
Nuk ka partner më të mirë për tu martuar. Lije besimin në duart e një Akrepi dhe nuk do jesh kurrë i tradhëtuar. Kur bëhet fjala për dashurinë, një Akrep është ideali, sepse përveç se di të jetë një partner i mirë, do të jetë dhe miku yt më i mirë. Ai do të jetë gjithmonë me krahët hapur dhe asnjë nga sekretet e tua nuk do të trajtohet pa kujdes. Janë shumë të kuptueshëm dhe gjithmonë do të ndjeheni të strehuar me ta. Në të vërtetë, gënjeshtra është ajo çka urrejnë më shumë dhe arsyeja që mund të largohen. Për faj të natyrës së tyre shumë të sinqertë dhe pasionit për jetën, këta djema kanë shumë shoqëri.